Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

12 Maj, 18:22| Përditesimi: 12 Maj, 18:51

  • Share

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më parë, duke vijuar pushimet e tyre në Shqipëri.

Dhënia e kësaj shume nga kompania ka qenë një formë mbështetje për turizmin në vend dhe imazhin e qytetit te Vlorës si dhe për t’ju treguar të gjithë turistëve dhe pushuesve të huaj se në Vlorë mund të pushojnë kudo dhe në çdo kohë.

Ndërkohë ditën e sotme është vënë në pranga edhe autori i vjedhjes. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi E. M. 39 vjeç,  në momentin e ndalimit nga Policia dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan veshje dhe mjete të cilat dyshohet se ai i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe një aparat neuroparalizues.

Në vijim të veprimeve procedurale është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi L. M., 63 vjeç, babai i shtetasit E. M., pasi të dy së bashku, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe i kanë penguar ata në kryerjen e detyrës.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?