Një e moshuar është dhunuar dhe grabitur ditën e sotme në Nartë të Vlorës. Sipas raportimit të gazetarit të Report Tv Armand Xhelili, pre e grabitjes me dhunë ka rënë 85-vjeçarja e identifikuar si Varvara Papa.
Ajo ka treguar se dy grabitësit kanë hyrë në banesën e saj nga dera kryesore, dhe ajo ka qenë duke larë duart në Kuzhinë. Më tej ajo ka shtuar se ka parë dy persona, një më trupmadh dhe një tjetër më i shkurtër, të cilët i kanë hedhur një jorgan në kokë dhe më pas i kanë lidhur duart më çarçaf.
Të dyja dhomat e shtëpisë janë plaçkitur dhe janë kthyer përmbys. Po ashtu duart e të moshuarës janë të nxira rreth kyçit pasi grabitësit e kanë dëmtuar në dorë. 85-vjeçarja jetonte e vetme dhe fëmijët i kishte në emigracion në Greqi. Mësohet se grabitësit kanë marrë vetëm 2 mijë lekë të vjetra, pasi aq i kanë gjetur në banesë. Ajo ka treguar se pak më parë ka shkuar të marrë pensionin, por nuk i kishte dalë që ta tërhiqte.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin grabitje në fshatin Nartë. Report tv i ka denoncuar këto grabitje që vazhdojnë në këtë fshat ku shumica e banorëve janë të moshuar.
Banesa e grabitur
Në një prononcim për Report TV e moshuara ka deklaruar se i kanë marrë 200 mijë lekë, aq sa ajo kishte në banesë. E gjithë shtëpia e të moshuarës është është plaçkitur, ndërkohë që shton se i kanë lidhur duart fort, aq sa i ka të nxira.
'Unë sa u futa këtu, po kush është mos bërtit më thanë se do të vrasim. Këtu më mbajtën lidhur duartm, këmbën gojën.'- shprehet e moshuara.
Nese zyra e pensionit ka patur perjashta kamera si dhe zona perreth,ka mundesi qe hajdutet qe e kene pritur jashte,piketuar,e ndjekur,te jene filmuar.Mire do te ishte qe dhe ne fshatra,sidomos ne ata me kryesoret e me te medhenjte te vendosen kamera.
PërgjigjuMOS HAPNI DEREN o pleq,,,pyetni kush eshte ,,,dhe bejeni deren me zinxhir,,,qe te hapet pak....
Përgjigju