E tmerrshme në Vlorë, nipi hajdut vret gjyshin me plumb në kokë dhe akuzon hallën (VIDEO)

28 Shkurt 2019, 08:12| Përditesimi: 28 Shkurt 2019, 16:23

  • Share

Nipi arrin të vrasë me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë, të marrë policinë, por edhe të japë një rrëfim të shkurtër për mediat, duke sajuar historinë se gjyshi i tij u grabit nga persona të paidentifikuar, dhe se ai e shpëtoi  në kohë duke e çuar në ambulancë.

Vrasja e mbrëmshme e 69-vjeçarit Vangjel Kapllani në Vlorë, është bërë nga nipi i tij 17-vjeçar, Vangjel Kapllani. Nipi, që ishte pagëzuar me të njëjtën emër si gjyshi i tij, e ka survejuar të moshuarin, pasi ka pasur të dhëna se ai kishte një sasi të konsiderueshme lekësh në banesën, ku jetonte i vetëm. Adoleshenti ka shkuar në banesën e gjyshit dhe ka marrë prej andej sasinë prej 1 milion lekësh (të vjetra). Por prania e tij në banesë nuk ka kaluar pa u vënë re nga gjyshi i tij, i cili me sa duket e ka kundërshtuar dhe sipas të dhënave të policisë, ka shumë gjasa që të ketë pasur konfrontim fizik. 69-vjeçari Kapllani është qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar një plagë të madhe.

Pas kryerjes së krimit, i riu ka telefonuar ambulancën e spitalit të Vlorës, duke kërkuar ndihmë pasi siç ai deklaroi fillimisht - kishte gjetur gjyshin e tij në banesë të përgjakur, dhe nuk e dinte se kush e kishte kryer këtë krim të rëndë. Fillimisht nga ana e mjekëve u dyshua se 69-vjeçari Vangjel Kapllani ishte qëlluar me një mjet të fortë, levë, por pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe skanerit në kokë që i është bërë të moshuarit, ka rezultuar se ai kishte në kokë një predhë pistolete. Ndërkohë autori i krimit ishte ai që ka shoqëruar gjyshin me ambulancë drejt spitalit të Vlorës, madje ka pasur dhe kohë të japë dhe një intervistë për një gazetar. Pas kësaj 17-vjeçari është marrë përgjatë gjithë natës në pyetje nga policia e Vlorës, ku para grupit hetimor ai ka filluar të japë të dhëna kontradiktore. Adoleshenti, pranoi se kishte dijeni për këtë ngjarje dhe se kush ishte personi që mund të kishte kryer grabitjen me pasojë vrasjen e gjyshit të tij. Ai i ka treguar policisë së Vlorës se Kapllani ishte grabitur nga halla e tij, motra e vetë viktimës. Anëtarët e grupit hetimor kanë shtangur pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se motra e viktimës, ishte e moshuar dhe nuk kishte mundësi fizike të realizonte një krim të tillë. Por adoleshenti ka këmbëngulur se ishte pikërisht halla e tij që ka kryer këtë krim të rëndë.

Por pas marrjes së deklarimeve të motrës së viktimës dhe verifikimit të dokumentacionit në arkivë, ka rezultuar se adoleshenti, ishte kallëzuar para dy vitesh nga Vangjel Kapllani për vjedhjen e 8 mijë eurove në banesë. Për vjedhjen e 8 mijë eurove, Kapllani akuzonte nipin e tij të mitur, ndërsa vetë nipi gjatë hetimeve të kryera në atë kohë, akuzonte sërish hallën e tij, motrën e viktimës. Kjo çështje u pezullua dhe mbeti pa autor, ndërkohë teksa ishin qetësuar ujërat, dy vite më pas nipi i Vangjel Kapllanit sërish hidhet në sulm, por këtë herë arrin të vjedhë nga banesa e gjyshit të tij sasinë e parave prej 1 milion lekësh dhe të vrasë me një plumb në kokë gjyshin Vangjel Kapllani.

I riu ka ruajtur gjakftohtësinë dhe më pas ka njoftuar ambulancën duke kërkuar ndihmë. Gjatë mesnatës së djeshme djaloshi është arrestuar nga policia, e cila ka kërkuar kryerjen e një ekspertimi kimiko-bilogjik në duart dhe rrobat e tij, për të konstatuar gjurmët e barutit. Vangjel Kapllani, akuzohet për grabitje me pasojë vrasje në familje, dhe pritet që çështja hetimore kundër tij të kalojë tek Krimet e Rënda në Tiranë, ku e pret një dënim me burgim të përjetshëm.

Policia e Vlorës tha në një njoftim zyrtar se u arrestuan edhe tre persona të tjerë të cilët i kanë shitur armën adoleshentit.

L.M, 17 vjeç, F.Xh, 16 vjeç dhe M.A, 28 vjeç, u arrestuan nga Policia për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve". Pas krimit, nipi e kishte hedhur pistoletën në një pusetë afër banesës me qëllim për të fshehur gjurmët.

VIDEO/Flet nipi tjetër i viktimës

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Moza: 02/03/2019 15:07

    Duket qe eshte Daun, me mire te kishte vdekur ne aksident ky debil, kesaj i thone, rrite gjarprin te haje, ftyr drogmeni, eshte 17 vjec e duket si 27 vjec, meriton denimin me vdekje, edhe kafshet jane me besnike.

    Përgjigju
  • Fredi: 28/02/2019 15:57

    Duket nga surrati që është i pazhvillum nga mendja dhe plus kësaj I duhen bërë analizat e DNA të shohim se prej nga ç cep i botës e paska prejardhjen..

    Përgjigju
  • Nardi: 28/02/2019 15:13

    po Te kishte ndodh kjo ngjarje nga veriu do kishit ktu nja 1000 komente duke share ja maloket kshu jo ashtu , kshu qe nuk ka pyll pa derra.

    Përgjigju
    • lexuesi: 28/02/2019 23:39

      Nardi mos u be 'malok' me zor! E shikon nga fytyra që është rom apo çfarë tjetër por jo vlonjat... Nëse ke dyshime nga fotot bëji ADN...

  • Llum: 28/02/2019 12:28

    Edhe Vangjel edhe Kapllan

    Përgjigju
  • Tirana: 28/02/2019 10:26

    Ashte prish gjaku shqiptare as sjan me te kalumen as mete sotmen turp.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 28/02/2019 10:10

    Të ngresh dorën ndaj gjyshërve është mëkat ndaj zotit. Lëreni të vdesi në burg plehra, mos u jepni asgjë për të pirë e për të ngrënë lëreni të vdesë ngadalë dhe mundësisht trupin hidhjani në kanal që ta hanë krimbat. Vemie të tilla nuk meritojn as Var më tokë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?