Foto ilustruese

Grabitja e 20 mijë eurove në 2018 me armë ndaj shoferit dhe pasagjerëve të autobusit, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

20 Qershor 2020, 09:46| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 09:50

  • Share

Policia e Vlorës në 24 orët e fundit ka vënë në pranga 4 persona njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim pasi gjykata i ka vendosur masën 'arrest me burg'. 35-vjeçari Y. M, banues në Tiranë, akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë dhe nën kërcënimin e armës vodhën autobusin me njerëz të linjës 'Itali-Vlorë' në zonën e Skelës.

Y. M, akuzohet se është një nga tre personat të cilët nën kërcënimin e armëve vodhën afërsisht shumën e 20 mijë eurove pasagjerëve dhe shoferit të autobusit në Vlorë.

Ndërkohë një tjetër person i cili ka qenë me masën e sigurisë 'arrest shtëpie' është vënë në prangat e policisë pasi ishte larguar nga vendi i qëndrimit. 27-vjeçari me inicialet E.B banues në Vlorë akuzohet për 'vjedhje'.

Sakaq dy persona të tjerë po banues në Vlorë janë arrestuar pasi akuzohen për 'prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike'. Bëhet fjalë për një 18-vjeçar me inicialet M. T dhe një 33-vjeçar me inicialet A. T, të cilëve gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet përkatëse pranë rrethrrotullimit të fshatit Peshkëpi u janë sekuestruar 3 kilogramë drogë e dyshuara kanabis sativa.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?