Kronikë

Vjedhja e degës së PD në Cërrik, Alizoti: Akt burracak politik! Rama prijësi i hajdutëve

2 Maj, 13:12| Përditesimi: 2 Maj, 13:24

  • Share

 

Drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti hodhi akuza ndaj PS se qëndron pas ngjarjes së ndodhur gjatë natës, ku u vodh dega e PD në Cërrik. Teksa e cilëson një akt burracak politik, Alizoti thotë se në kompjuterin e vjedhur kishte listat e sigurta të votuesve të PD, që sipas tij, tani janë në duart e kundërshtarit. 

"Thyerja e zyrës është akt politik dhe nuk bëhet fjalë për sendet por për cënimin e një zyre gjatë fushatës elektorale. Kompjuteri përmban listat e sigurta të votuesve të demokratëve, i cili është informacioni i PD dhe është në duart e kundërshtarit. Ta shohin të gjithë ata që besojnë te BE, ambasadorët e OSBE dhe SPAK pasaportën evropiane.", thotë Alizoti. 

Më tej, ai i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar si "njeri banal" dhe "hajdut". Alizoti iu bën edhe thirrje demokratëve duke iu thënë se nuk duhet të intimidohen dhe se në "BE nuk shkohet me xhepista edhe thyerje xhamash".

"Zoti kryeministër, e di që jeni një njeri banal. E di që çdo hajdut është i lidhur me ju, si në Saranda, Shkodër, Elbasan, ju jeni prijësi i hajdutëve. Keni qenë që te gjyshi e deri te ju. Ju jeni vetë banaliteti, të jeni të sigurtë se është kënaqësia jonë si PD të shtypim njerëzit banalë. Kjo që keni bërë sot duke cënuar degët elektorale është një akt i turpshëm, akt burracak politik por vetëm na vërteton se çdo hajdut dhe kriminel në Shqipëri është mik i juaj. Thirrja ime është për demokratët dhe qytetarët që të qëndrojnë dhe të kuptojnë se në BE nuk shkohet me xhepista edhe thyreje xhamash", tha Alizoti. 


Lajmi kryesor:

Vidhet zyra elektorale e PD në Cërrik, 2 në pranga! Kërcënon kandidati i Berishës: I vëmë zjarrin zyrave të PS, mund ta çojmë konfliktin më keq se në 2021


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?