Vjedhja e një kompjuteri në zyrën elektorale të PD-së në Cërrik u bë shkas për kërcënime ndaj socialistëve. Me gjuhë të ashpër, kandidati demokrat Aurel Bylykbashi iu kujtoi socialistëve përplasjen e rëndë në prag të zgjedhjeve të 4 viteve më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë simpatizanti i PS-së, Pjerin Xhuvani.
"Çfarë duan këta që 10 ditë përpara zgjedhjeve të marrim urat e zjarrit në dorë dhe të djegim zyrat. Ne mund ta bëjmë edhe këtë, por do ta çojmë Elbasanin, Cërrikun në një konflikt akoma më të madh se në 2021. Nga ana tjetër, iu bën thirrje të gjithë demokratëve të qarkut tonë të mos tuten, të mos frikësohen por të vazhdojnë me forcë shpërndarjen e programit të PD derë më derë sepse arma jonë e vetme në këto zgjedhje është programi i PD", tha Kandidati Aurel Bylykbashi.
Me tone të forta foli dhe drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, duke iu referuar kryetarit të PS si frymëzues i çdo lloj krimi.
"Ju jeni vetë banaliteti dhe është kënaqësia jonë ti PD që shtypim njerëzit banal. Ju jeni prijës i hajdutëve”.
Kandidati Blendi Himçi tha se vjedhja ka ndodhur me urdhër të drejtuesit politik të PS-së në Elbasan, Arbjan Mazniku dhe se janë marrë të dhëna mbi organizimin elektoral për t'i përdorur si formë presioni kundër opozitës.
"Është akt banditesk i PS, ku bastiset dhe vidhet në orët e vona të natës zyrat e degës së PD në Cërrik me urdhër të Arbjan Maznikut. Frika e tyre ka trokitur në derë, iu duhet ky lloj informacioni sensitiv se kush do të jenë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit për t’u bërë presion demokratëve që do të jenë prezent nëpër komisione në 11 Maj.", shtoi ai.
Drejtuesi politik i partisë për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti thotë se nuk bëhet fjalë për sendet, por për cënimin e zyrës elektorale gjatë fushatës. Ai thotë se kompjuteri përmbante listat e sigurta të votuesve demokratë, që tashmë kanë rënë në duart e kundërshtarit. Alizoti i drejtohet gjithashtu Ramës duke e cilësuar si hajdut, ndërsa shton se demokratët dhe qytetarët nuk duhet të intimidohen me thyerje xhamash.
"Kjo që keni bërë sot duke cenuar degët elektorale është një akt i turpshëm, akt burracak politik por vetëm na vërteton se çdo hajdut dhe kriminel në Shqipëri është mik i juaj. Thirrja ime është për demokratët dhe qytetaeqr që të qëndrojnë dhe të kuptojnë se në BE nuk shkohet me xhepista edhe thyrje xhamash.", u shpreh Alizoti.
Kandidatja Ira Boja u shpreh se ky veprim tregon frikën e kundërshtarit ndërsa i bën thirrje policisë që të hetojë menjëherë dhe të gjejë autorët.
“Ky veprim tregon frikën që ka pushtuar palën tjetër dhe mundohet të intimidojë njerëzit, t’i bindë qytetarët që të mos votojnë më 11 maj për atë që tashmë ata e kanë ndarë mendjen, për aleancën Shqipëria Madhështore. I bëjmë thirrje policisë së shtetit që të zbardhë ngjarjen dhe të vendosë para drejtësisë ata që e kanë kryer këtë dhe ata që e kanë porositur këtë gjë sepse nuk mendoj se është thjesht një veprim që e kanë bërë disa njerëz pa një indicie nga lart.", tha ajo.
Demokratët denoncuan në polici mëngjesin e sotëm vjedhjen e zyrës elektorale të Cërrikut, ku ishin marrë një kompjuter dhe një televizor. Policia njoftoi këtë pasdite se arriti të arrestojë në kohë rekord autorin e dyshuar të identifikuar si Arben Metani, dhe 46-vjeçarin Klevis Zani pasi kishte blerë sendet e vjedhura nga Metani.
"Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z.",- njofton policia.
Partia Dekomratike fajësoi socialistët për vjedhjen e zyrës elektorale në Cërrik, ndërsa policia hodhi poshtë këto pretendime. Mbrëmjen e së premtes u arrestuan dy personat përgjegjës për vjedhjen e kompjuterit, që nuk kanë lidhje me fushatën elektorale. Në pranga u vendos Arben Metani i dënuar më parë për vjedhje dhe dhune ne familje dhe Klevis Zane, i cili përvetesoi sendet e vjedhura.
Në njoftimin zyrtar, blutë bëjnë me dije se autori i dyshuar është 36-vjeçari me inicialet Arben Metani, banues në Cërrik.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin:
- A. M., 36 vjeç, banues në Cërrik",-njofton policia.
Po ashtu, blutë njoftojnë se është arrestuar edhe 46-vjeçari Klevis Zane. i cili ka blerë nga 36-vjeçari sendet e vjedhura në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Cërrik.
"Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. Z., 46 vjeç, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z.",njofton policia.
Kandidati demokrat Aurel Bylykbashi kërcënoi se në shenjë hakmarrje mund të djegë zyrat elektorale të PS-së dhe mund tëa çojë qytetin në një konflikt edhe më të madh se 2021, ku u vra simpatizanti i PS-së, Pjerin Xhuvani.
Ndërsa drejtuesi politik për Elbasanin, Tomor Alizoti, pretendoi se në kompjuterin e vjedhur kishte listat e sigurta të votuesve të PD, të cilat tani janë në duart e kundërshtarit.
Drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti hodhi akuza ndaj PS se qëndron pas ngjarjes së ndodhur gjatë natës, ku u vodh dega e PD në Cërrik. Teksa e cilëson një akt burracak politik, Alizoti thotë se në kompjuterin e vjedhur kishte listat e sigurta të votuesve të PD, që sipas tij, tani janë në duart e kundërshtarit.
"Thyerja e zyrës është akt politik dhe nuk bëhet fjalë për sendet por për cënimin e një zyre gjatë fushatës elektorale. Kompjuteri përmban listat e sigurta të votuesve të demokratëve, i cili është informacioni i PD dhe është në duart e kundërshtarit. Ta shohin të gjithë ata që besojnë te BE, ambasadorët e OSBE dhe SPAK pasaportën evropiane.", thotë Alizoti.
Më tej, ai i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar si "njeri banal" dhe "hajdut". Alizoti iu bën edhe thirrje demokratëve duke iu thënë se nuk duhet të intimidohen dhe se në "BE nuk shkohet me xhepista edhe thyerje xhamash".
"Zoti kryeministër, e di që jeni një njeri banal. E di që çdo hajdut është i lidhur me ju, si në Saranda, Shkodër, Elbasan, ju jeni prijësi i hajdutëve. Keni qenë që te gjyshi e deri te ju. Ju jeni vetë banaliteti, të jeni të sigurtë se është kënaqësia jonë si PD të shtypim njerëzit banalë. Kjo që keni bërë sot duke cënuar degët elektorale është një akt i turpshëm, akt burracak politik por vetëm na vërteton se çdo hajdut dhe kriminel në Shqipëri është mik i juaj. Thirrja ime është për demokratët dhe qytetarët që të qëndrojnë dhe të kuptojnë se në BE nuk shkohet me xhepista edhe thyreje xhamash", tha Alizoti.
Komente

Po cfare krim elektoral eshte ky?! Po te ishte,do te ishte vjedhur vetem kompjuteri e shkresurinat,jo TV! Ky eshte nje krim i rendomte,vjedhje ordinere.
PërgjigjuT. Alizoti, nipi i tradhtarit me te madh shqiptar pas Esat Pashe Toptanit, Fejzi bej Alizotit dhe bashkepunetori i ngushte i tradhtarit te sotem serbo-greko-rus, Salih Berisha, e ka organizuar vete aktin e shemtuar ne Cerrik; SPAK duhet t'i hedhe hekurat!
PërgjigjuNuk eshte vjedh, e kane bere vete per te bere lajm incident. SPAK te investigoje.
PërgjigjuQYQJA HAJDUTI QE PASKA VJEDH HAJDUTET....AHAHAHA
Përgjigju