Grabitja e Kredo.al, policia identifikon autorin e dyshuar! Në kërkim 21-vjeçari, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu

26 Janar 2021, 10:19| Përditesimi: 26 Janar 2021, 15:47

  • Share

Tre ditë pas grabitjes së institucionit financiar Kredo.al në Tiranë, policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të vjedhjes.

Bëhet fjalë për një 21-vjeçar i cili është shpallur në kërkim ndërkohë që policia e identifikojë përmes kamerave të sigurisë përgjatë kësaj zone.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se i riu ka pak kohë që ka dalë nga burgu i cili ishte i dënuar për vjedhje.

Ndërkohë policia njofton se 21-vjeçari Kristi Çinari është autor i vjedhjes dhe të një farmacie në Tiranë në vitin 2017.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021" - njofton policia.

Ngjarja ndodhi më 23 janar në kryqëzimin e Porcelanit në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë. Në institucionin financiar privat, Kredo.al, është marrë një sasi parash, mbi 1  mln lekë (të vjetra) duke kërcënuar punonjësit me armë.

1611672413_kristicinari.jpg

Kristi Cinari

Ora 12:28
Grabiti institucionin financiar në Tiranë, 21-vjeçari autor i vjedhjes me armë një farmaci në vitin 2017 (VIDEO)

Kristi Çinari, autori i dyshuar i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al është autor i një tjetër vjedhje në Tiranë në vitin 2017.

Bëhet fjalë për vjedhjen me armë të një farmacie në ‘Rrugën e Kavajës’. Çinari së bashku me Foti Kristalin, 18 vjeç asokohe hynë brenda një farmacie dhe kanë kërcënuar me armë punonjësen duke i marrë xhiron ditore.

Njëri nga grabitësit i drejton armën farmacistes, ndërsa tjetri, i cili nuk kishte armë, kontrollon sirtarët për lekë. E frikësuar farmacistja i nxjerr të gjitha lekët.

Ndërkohë edhe grabitësi i dytë shkon të sirtari tjetër për të marrë para. E gjithë grabitja ka ndodhur për 40 sekonda. Grabitësit hyjnë në farmaci në orën 18:58 minuta e 42 sekonda dhe dolën jashtë në orën 18:59 minuta e 22 sekonda.

Vetëm një ditë pas grabitjes u arrestua Kristi Çinari. Kjo për faktin se 18-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” pasi ishte dënuar më parë për vjedhje.

Policia nuk kishte dijeni se ai bashkë me një shokun tij, kishin qenë autorë e grabitjes, por pas kontrollit të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera është vërtetuar se dy 18-vjeçarët kanë kryer grabitjen e farmacisë. Policia ka gjetur në banesat e tyre edhe rrobat e grabitjes.

Dy të rinjtë akuzohen se kanë vjedhur edhe farmaci të tjera në Tiranë. Gjithashtu Burime nga policia për Report TV bëjnë me dije se Foti Kristali dhe Kristi Çinari u hetuan edhe për disa grabitje të tjera që kanë ndodhur në kryeqytet, siç janë marketet apo dyqanet e vogla.

1611660296_farmaci.jpg

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni TIRANE: 26/01/2021 23:05

    Hiqeni qafen kete qenin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?