2 javë pasi nën kërcënimin e armës dhe dhunës u grabit brenda shtëpisë së tij noteri Thoma Kaçi, policia e Sarandës ka njoftuar se ka zbardhur të gjithë ngjarjen duke vënë në pranga 3 autorët.
Përmes operacionit të koduar “Butrinti” uniformat blu kanë arrestuar Elis Avdulin, 52 vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë në Greqi për trafik droge, Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, si dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Elis Avdyli njihet me nofkën ‘Mili’ dhe është dënuar me 13 vite burg në Greqi. Ka kryer 11 vite dhe ka dalë me leje nga burgu grek dhe nuk është kthyer më.
Gjithashtu policia ka sekuestruar 2 automjete dhe 4 aparate celulari. Kujtojmë se disa ditë më parë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje. Mësohet se arma është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.
Si ndodhi grabitja
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 20 tetorit në momentin kur Kaçi po dilte me gruan dhe djalin nga banesa e tyre në mëngjes. Në atë moment ata dëgjuan derën të hapej nga dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armës ata i detyruan të futen sërish brenda duke i lidhur në karrige dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i fshihnin paratë. Pas kërcënimeve të vazhdueshme Kaçi u tregoi se ku ndodheshin paratë. Ata morën 20 mln lekë të vjetra në banesë dhe më pas u larguan. Noteri arriti të telefonojë policinë dhe ishin efektivët që e liruan nga karrigia.
Hetimet ndaj Kaçit
Hetimet ndaj tij kanë nisur në janar 2021 pas denoncimit të Vasil Qirkos, ndërsa më 13 korrik prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Sarandës "deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Kaçi për akuzën e falsifikimit të dokumenteve noteriale dhe dënimin e tij me 9 muaj burg".
Noteri Thoma Kaçi dhe grabitesi Elis Avdyli
Elis Avdyli, është një nga të arrestuarit ditën e sotme, për grabitjen e noterit Thoma Kaçi pak javë më parë në Sarandë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Elis Avdyli njihet me nofkën ‘Mili’ dhe është dënuar me 13 vite burg në Greqi për trafik drogë. Avdyli ka kryer 11 vite dhe ka dalë me leje nga burgu grek dhe nuk është kthyer më.
Sa ngjajne keta te dy si me qene vellezer . Vecse njeri vjedh me kapuc ne koke tjetri me vule ne dore .Te dy rezultojne te denuar . Njeri per vjedhje e grabitje tjetri per fallsifikim. Te dy e duan shume lekun njeri e grabit me force, tjetri me license.Ja pra qe nuk kane ndonje ndryshim .E vetmja vecori eshte se njerit i eshte tekur te vjedhe tjetrin . Dhe ne kete rast policia ka nderhyre , nuk mund ta lejoje kete mish mash Ka rregulla edhe hajdutlleku, njehere njeri njehere tjetri po asnjehere njeri tjetrin .Pjese e rregullit eshte edhe fakti qe njeri i eshte shmangur denmit ne Greqi e qendron qetesisht ne Sarande , kurse tjetrit edhe pse duhet ti hiqet licensa se rezulon i denuar , vazhdon te punoje edhe ky qetesisht po ne Sarande . Tani kush nuk e kupton fabulen nuk shte faji im ,une e spiegova.
Përgjigju