Kronikë

Grabitja ndaj biznesmenit Nazmi Çangu, kush është Saimir Kuçi, ‘koka’ e grupit që përfitoi 650 milionë lekë nga vjedhja e kasafortave dhe bizneseve gjatë 2017-2018  

6 Nëntor 2021, 10:45| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 11:29

  • Share

1636192257_Screenshot2.jpg

Foto nga grabitja e nje kasaforte nga grupi Hijet e nates

Prokuroria e Krujës ka lëshuar 4 urdhër-ndalimi, mes të cilëve edhe për Saimir Kuçin, i cili ndodhet në polici për të dhënë sqarime lidhur me grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu. Saimir Kuçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Kuçi i cili ishte dhe ‘koka’ e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe 4 anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve me vlerë deri në 650 milion lekë gjatë periudhës 2017-2018. Kuçi akuzohet për vjedhjen e shumave të majme në banesa, në zyra biznesesh, si edhe në Ambasadën Daneze në Tiranë.

Grabitjet e kryera nga grupi kriminal
- në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
- në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.
- në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.
- në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.
- në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.
- në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.
- në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.
- në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.
- në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.
- ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.
- në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

 

 

VIDEO- Nje nga grabitjet e grupit


Lajmi kryesor:

Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë-Krujë, arrestohet Saimir Kuçi, në kërkim autori tjetër Artan Prenga! Të dy me precedent në vjedhjen e kasafortave dhe bizneseve në vend


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?