Kronikë

Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë-Krujë, arrestohet Saimir Kuçi, në kërkim autori tjetër Artan Prenga! Të dy me precedent në vjedhjen e kasafortave dhe bizneseve në vend

6 Nëntor 2021, 08:16| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 15:13

  • Share

Gjurmët e lënë gjatë përleshjes me Nazmi Cangun brenda në vilë me grabitësit e tij, çuan hetuesit në zbardhjen e ngjarjes së rënë ndodhur më 24 tetor 2021. Gjurmët çuan në shtëpinë e Saimir Kuçit, i cili është arrestuar dhe ndodhet në polici duke dhënë deklarimet e tij, ndërsa është shpallur në kërkim Artan Prenga i cili dyshohet se është koka e bandës së grupit të vjedhjes.

Operacioni për kapjen e grabitëseve të biznesmenit Nazmi Cangu nisi orëve të para të mëngjesit, menjëherë pasi gjykata e Krujës lëshoi urdhër arrestet. Të dy këto persona janë të njohur për policinë pasi janë më precedent penal për vjedhje, plagosje dhe trafik droge. Saimir Kuçi  është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit. Kuçi ishte pjesë e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe 4 anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve gjatë viteve 2017-2018, ku mendohet se ka grabitur një shumë deri në 650 milion lekë.

Me urdhër të gjykatës, policia ka kontrolluar disa banesa, ndërsa janë sekuestruar 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme). 

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim disa të tjerë, bashkëpunëtor në grabitjen në Fushë Krujë të Nazmi Çangut.

Më 24 tetor pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, persona të maskuar janë futur brenda banesës së biznesmenit për të grabitur  ku kanë dhunuar edhe Nazmi Çangun dhe terrorizuar familjen e tij. Pas dhunës së ushtruar autorët kanë vjedhur para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove.

Report Tv ka siguruar videon nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu, ku dallohet një nga grabitësit i veshur me të zeza që i afrohet banesë dhe kërkon të hape portën. Biznesmeni njihej në zonë si një person që jepte para me fajde dhe pikërisht për këtë, policia ka si pistë hetimi lidhjet me ndonjë konflikt borxhi që ka pasur në të shkuarën.

Dinamika e ngjarjes së grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu

Nazim Çungu së bashku  me gruan dhe fëmijët kanë qenë në një arkë familjare dhe janë kthyer në banesë në orën 23:00 të natës. Pasi kanë rënë për të fjetur, rreth orës 01:00 ata janë zgjuar nga grabitësit që i kishin drejtuar automatikun në fytyrë. 3 prej grabitësve ruanin gruan dhe fëmijët në një dhomë të shtëpisë, ndërsa 3 të tjerë po dhunon biznesmenin që të tregonte çelësin e kasafortës për të marrë paratë. Në tentativë për të rezistuar biznesmeni ka kafshuar një nga grabitësit në dorë dhe në këmbë, por kjo i ka acaruar edhe më shumë ata duke e rrahur për vdekje. Pas dhunimit të Nazmi Çungut ata kanë marrë çelësin dhe kanë marrë më vetë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë dhe më pas janë larguar.  

 

VIDEO-Deshmia e Nazmi Cangus

 

Ora 11:01
Dhunimi dhe grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu, arrestohet një nga autorët, tjetri në kërkim! Sekuestrohen objektet e vjedhura! Në kërkim bashkëpunëtorët e tyre

Policia e Krujës ka arritur të zbardh dhe identifikojë  autorët e vjedhjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e një shume parash në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Kuçi, banues në Tiranë, ndërsa shtetasi Artan Prenga ndiqet me masa kërkimi. Po kështu, ndiqen me masa kërkimi edhe disa shtetas të tjere të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjatë kontrollit të këtyre banesave, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).

Artan Prenga, në bashkëpunim me persona të tjerë, është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 24.10.2021, në fshatin Nikël të rrethit Krujë.

Ora 10:45
Grabitja ndaj biznesmenit Nazmi Çangu, kush është Saimir Kuçi, ‘koka’ e grupit që përfitoi 650 milionë lekë nga vjedhja e kasafortave dhe bizneseve gjatë 2017-2018  

1636192257_Screenshot2.jpg

Foto nga grabitja e nje kasaforte nga grupi Hijet e nates

Prokuroria e Krujës ka lëshuar 4 urdhër-ndalimi, mes të cilëve edhe për Saimir Kuçin, i cili ndodhet në polici për të dhënë sqarime lidhur me grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu. Saimir Kuçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Kuçi i cili ishte dhe ‘koka’ e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe 4 anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve me vlerë deri në 650 milion lekë gjatë periudhës 2017-2018. Kuçi akuzohet për vjedhjen e shumave të majme në banesa, në zyra biznesesh, si edhe në Ambasadën Daneze në Tiranë.

Grabitjet e kryera nga grupi kriminal
- në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
- në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.
- në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.
- në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.
- në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.
- në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.
- në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.
- në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.
- në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.
- ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.
- në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

 

 

VIDEO- Nje nga grabitjet e grupit
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajri: 06/11/2021 18:05

    Tani ishalla i kan leket pa prek kto trimat qe tken nji mundesi me kerku falje per gishtin e prem se valla bila keq puna burra.Ai 100mijeshi euro ka per tju kthy trefish per demin e shkaktuer.Po ky tipi ka me e bo si shume shqiptare ka me jua fale xhestin e turpshem duke paguar njekohesisht killera me pagese qe per nja 1-2 vjet ti cojne me pushime tperhershme kto grabitsat e dhunshem.

    Përgjigju
  • Gallata: 06/11/2021 14:01

    Nje gjo skuptoj. Ose jom budall..shteti e dika. Se keta njish at paskan vjedh e paska grabit. Prej vitesh dhe I ka lon te lire?? Dhe priti qe te bite viktima e radhes qete reagonin ?? Vazhdoj te mos e kuptoj

    Përgjigju
  • Hajdut xhepash: 06/11/2021 13:41

    Po leket ku jane ne kete foto???? Ah po kap nje viktime dhe faturoja te gjitha. Bravo policia qe duam

    Përgjigju
  • Ups: 06/11/2021 13:32

    Tani e ka në dor vete ky biznesmeni. Tha ti mi gje shteti shteti ja gjeti..

    Përgjigju
  • Serena: 06/11/2021 11:57

    Mendoj qe rrethohemi nga njerez te keqinj. Me sakte me devijsnca mendore. zoti ndimofte gjithsecilin qe ka besimin te ai. Inteligjencen dhe lidhjen me te dhe te pamundurit keta lloje sojesh si i mban toka por vjen nje moment qe toka do i marri brenda saj dhe do ushqehet me ta te gjithe ne barkun e saj do perfundojne . Ama inteligjenca tyre eshte dhe do jete zero

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?