Grabitën të moshuarin tre vite më parë në Sarandë, Gjykata dënon me 12 vite burg 3 të rinjtë

3 Mars 2023, 11:39| Përditesimi: 3 Mars 2023, 16:35

  • Share

Gjykata e Sarandës dënoi pak ditë më parë 3 të rinjtë e akuzuar për vjedhjen me dhunë të një të moshuari 3 vite më parë. Gjyqtari Fatmir Ndreu ka dënuar në 21 shkurt Kleo Hysin, Paris Qurkun dhe Jetmir Gërbin për ngjarjen e 29 gushtit 2020 në fshatin Malcan, Finiq ku pasi e dhunuan, 91-vjecarit Dhimitër Papa i morën 20 mijë lek te reja dhe 1 armë gjahu “Bajkal” ruse të kalibrit 12 mm.

Papa u grabit nga dy persona me maska kirurgjikale ndërkohë që siç e përshkroi vetë: “njëri nga ata më kapi nga fyti dhe më qëlloi me grusht në fytyrë” ndërsa më pas e izoluan duke i lidhur duart me çarçaf.

Dy ekzekutorët e ngjarjes ishin Hysi dhe Qurku ndërsa Gërbi ra në pranga si bashkëpunëtor. Policia i arrestoi fillimisht ata ndërsa pas një periudhë në paraburgim, Gjykata la të lirë Gërbin në maj 2021 dhe Qurkun e Hysin në “Arrest shtëpie” në prill 2022. Ky i fundit e theu masën dhe në korrik 2022 u përfshi në një konflikt në Sarandë ku policia i sekuestroi edhe një pistoletë e tashmë ndodhet sërish në qeli. Me vendimin e 21 shkurtit Gjyqtari Fatmir Ndreu dënoi Kleo Hysin 35-vjec dhe Paris Qurkun 42-vjec me nga 7 vjet heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënuan përfundimisht me nga 4 vjet e 8 muaj burg. Jetmir Gërbi 34-vjec ndërkohë u dënua me 5 vjet burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg. Fillimisht prokuroria tentoi që këtë te fundit ta çojë në gjykim për “moskallëzim krimi” gjë që u refuzua nga Gjykata e cila e gjykoi dhe dënoi për “vjedhje me dhunë” në rolin e ndihmësit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?