Edona Bilali dhe Ina Zhupa

Grantet e startup-eve, Bilali i përgjigjet Zhupës: Thirrje ishte e suksesshme, programi do flasë me vepra! Zhupa: Paratë ua dhatë shokëve të partisë

21 Dhjetor 2022, 08:13| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 19:24

  • Share

Ministrja Edona Bilali dhe Ina Zhupa vijojnë përplasjet virtuale për grantet e start up-eve. Pas akuzave të deputetes së PD për abuzimet me grantet e start up-eve, ministrja e Sipërmarrjes i është përgjigjur duke thënë me bindje se program do të flasë me vepra, jo me fjalët e politikës që i merr era. Në një postim në Facebook thotë se të rinjtë duhet të dëgjojnë baltën e hedhur ndërsa janë vlerësuar nga një komision profesionist, pjesë e të cilit ishin edhe mbështetësit e Sali Berishës. 

“Sa herë në këtë vend ndodh diçka e mirë, ‘non grata’ dhe ndjekësit e tij hidhen përpjetë. Kështu ndodhi edhe për projektet e mbështetura të ekosistemit të startup-eve. Kaluan pak ditë dhe filloi baltosja. Por mire baltosja mbi mua si ministre, po çfarë taksirati kanë fituesit, që janë të rinj e të reja që kanë aplikuar me projekte dhe janë vlerësuar nga një komision profesionist, pjesë e së cilit kanë qenë edhe pjesëmarrës të protestave të ‘non grata’. Sa më shumë baltë hedh ‘non grata’, aq më shumë jam e bindur që thirrja e parë ka qenë e suksesshme. Më vjen keq për të rinjtë, që duhet të dëgjojnë baltën e hedhur nga pleqtë e politikës, disa pleq në moshë e disa pleq në mendësi. Por puna e këtyre të rinjve dhe modelet inovatore të biznesit të mbështetura nga ky program do të flasë me vepra, jo me llafet e politikës që i merr era”, shkroi Bilali.

Sot nga Foltorja e Kuvendit, deputetja Ina Zhupa ka akuzuar sërish ministren e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali për abuzim me fondet për projektin e Start Up-eve për të rinjtë. Zhupa u shpreh se ministrja nuk i ka dhënë përgjigje pyetjeve të ngritura prej saj ndërsa thekson se është abuzuar me paratë publike, pasi janë shpërndarë për miq dhe shokë të partisë.

Një ditë më parë, deputetja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar ministren Edona Bilali për abuzime duke thënë se favorizon miqtë. Sipas Zhupës, ka dhënë 2 grante me vlerë 88 milionë lekë për 2 organizata që janë pjesë e rrjetit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Një tjetër rast që përmend është përfitimi i 40 milionë dollarëve nga djali i drejtorit të FSHZH Fladi i Agollit për start-upin e tij. Sipas deputetes, edhe Hasko që ka përfituar grant për start-up ka qenë bashkëpunëtore e ministres për një kompani konsulencash.

Për këtë çështje ka reaguar më parë Sali Berisha, të cilit i ka kthyer përgjigje vetë ministrja duke thënë se janë shpifje pretendimet se ka përfshirë miqtë e saj në grante për start-up. Start-up nënkupton kompani apo individë të cilët hedhin në treg ide të reja inovatore, kryesisht në teknologji.

Ora 18:24
Zhupa sërish akuza Bilalit për grantet për stat-up: S'kualifikuat 400 aplikues e paratë ua dhatë shokëve të partisë

 

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar sërish ministren e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali për abuzim me fondet për projektin e Start Up-eve për të rinjtë. Zhupa u shpreh se ministrja nuk i ka dhënë përgjigje pyetjeve të ngritura prej saj ndërsa thekson se është abuzuar me paratë publike, pasi janë shpërndarë për miq dhe shokë të partisë.

‘Fondet për strat up. Ministrja në përpjekje për të kthyer përgjigje, tha disa të pavërteta të mëdha të cilat do të doja të ktheheshin në vëmendje që lidhen me fondet për paratë publike për grantet për inovacion për teknologjinë dhe të rinjtë. Mos ma ndaloni të bëj denoncimet e mia. Janë edhe anëtarët e bordit që do të menaxhojë për 10 vite konfliktin e interesit. Unë nuk pres që të kenë një menaxhim të ndryshëm. Ministrja tha se i kemi kthyer përgjigje emisionit. Ende sot nuk ka të dhëna se kush janë përfituesit e këtyre fondeve. Abuzim i pastër me fondet publike, me paratë që ishin të destinuara për rininë. Menduam se rinisë do u jepet një mundësi për të bërë biznes, ky biznes do të ishte i mundshëm edhe në fushën e verës dhe të vreshtarisë. Por nuk i jepni sipas meritës sipas projekteve që sjellin qindra të rinj, por i jepni me miq dhe më shokët e partisë. Me ata që janë me lidhje klienteliste me ju. Ky duhet të ishte shqetësim i madhe. Ne do ta votojmë! Pse nuk jepni përgjigjeje. Kjo na intereson të gjithëve. Bëhet fjalë për 400 aplikues që u shkualifikuan pasi rrjeti i merimangës, çerdhja e militantëve ishin ata që duhet të përfitonin në kurriz të të rinjve të talentuar.’- tha Zhupa.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/12/2022 02:10

    Kjo idea e /start-up/ dyshoj se eshte si ajo e /investitoreve strategjike/.Mua nuk me intereson se kush i merr parate,por per cfare e si perdoren.

    Përgjigju
  • Eri: 21/12/2022 15:15

    Shqiperia e fundit ne Bote per inovacione....ky eshte roll I startapit tend o zonje....vetem me miq e parti...lexoni Gent Progrin ne linkedin

    Përgjigju
  • Scutari: 21/12/2022 11:20

    Start up për të ndërtuar një faqe web që të shesin rroba të përdorura?!! Këtë quan financim zonja ministre?!

    Përgjigju
    • emri: 21/12/2022 20:30

      fiks ashtu eshte ketyre ju duket novitet e start up te ndertosh nje e-commerce ose te prontosh 3D apo te xhirosh me dron. Nderkohe kjo ehste ne mase ne EU dhe USA. Po sigurisht te tyreve do ua jepnin qe gjalpi prpe te ishte ne bakllavane e tyre qe nga Beqja e deri tek kjo qe i duket vetja skorpionse qe po ben histori ...

    • Start Up Albania: 21/12/2022 13:46

      Si mund te pranoni te dirigjoheni ne kete menyre?A e kupton vete te pakten kete komentin tend?

  • Big Brother VIP: 21/12/2022 10:20

    Ik moj hajdute se e ke vjedhjen sy per sy, na tregon meritat ti.

    Përgjigju
    • Ardit .: 21/12/2022 18:39

      Ske faj Bilo se ty të rrotullohet bota rreth pilafit

    • Bilo pilafi: 21/12/2022 15:05

      Ardit si ke ken me sufllaqet?

    • Ardit .: 21/12/2022 13:38

      As Ina Zhupa nuk e akuzon për vjedhje në fakt, po si i thonë asaj shprehjes : Hajduti thotë kapeni hajdutin.Kështu dhe kjo puna jote????????????

  • Artan Gjoni: 21/12/2022 09:24

    Bravo për punën tuaj të mrekullueshme zonja Ministre.Mbështetja e startup-eve nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe fakti që ju arritët të bënit realitet atë që shumë vetëm e premtonin normale do sjellë xhelozi dhe do ketë tendencë për baltosjen e punës tuaj.Vazhdoni e palëkundur misionin tuaj dhe punën e pashëmbullt

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 22/12/2022 00:22

      Ik or b#thlepires.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?