Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar sërish ministren e Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali për abuzim me fondet për projektin e Start Up-eve për të rinjtë. Zhupa u shpreh se ministrja nuk i ka dhënë përgjigje pyetjeve të ngritura prej saj ndërsa thekson se është abuzuar me paratë publike, pasi janë shpërndarë për miq dhe shokë të partisë.
‘Fondet për strat up. Ministrja në përpjekje për të kthyer përgjigje, tha disa të pavërteta të mëdha të cilat do të doja të ktheheshin në vëmendje që lidhen me fondet për paratë publike për grantet për inovacion për teknologjinë dhe të rinjtë. Mos ma ndaloni të bëj denoncimet e mia. Janë edhe anëtarët e bordit që do të menaxhojë për 10 vite konfliktin e interesit. Unë nuk pres që të kenë një menaxhim të ndryshëm. Ministrja tha se i kemi kthyer përgjigje emisionit. Ende sot nuk ka të dhëna se kush janë përfituesit e këtyre fondeve. Abuzim i pastër me fondet publike, me paratë që ishin të destinuara për rininë. Menduam se rinisë do u jepet një mundësi për të bërë biznes, ky biznes do të ishte i mundshëm edhe në fushën e verës dhe të vreshtarisë. Por nuk i jepni sipas meritës sipas projekteve që sjellin qindra të rinj, por i jepni me miq dhe më shokët e partisë. Me ata që janë me lidhje klienteliste me ju. Ky duhet të ishte shqetësim i madhe. Ne do ta votojmë! Pse nuk jepni përgjigjeje. Kjo na intereson të gjithëve. Bëhet fjalë për 400 aplikues që u shkualifikuan pasi rrjeti i merimangës, çerdhja e militantëve ishin ata që duhet të përfitonin në kurriz të të rinjve të talentuar.’- tha Zhupa.
Lajmi kryesor:
Grantet e startup-eve, Bilali i përgjigjet Zhupës: Thirrje ishte e suksesshme, programi do flasë me vepra! Zhupa: Paratë ua dhatë shokëve të partisë
M.Q.//ReportTv.al