'Hiqni dorë, po bëj përpjekjet e mia'/ Naftëtari- Ramës: Familjet tona s'mbahen me premtime, mos kërko vetëm taksat! Gratë e Ballshit të bashkuara në ditën e dytë të grevës

16 Tetor 2020, 10:44| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 16:41

  • Share

BALLSH- Në ditën e dytë të grevës së urisë, 10 gratë e uzinës së Ballshit nuk heqin dorë derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Ato i kanë bërë thirrje të gjitha grave të Shqipërisë që të sensibilizohen me to për të fituar këtë betejë për të drejtat e tyre, për marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në Uzinën e Naftës. Një prej tyre teksa tregoi se ka 34 vite që punon në Rafineri, u ka bërë thirrje edhe ambasadoreve në vendin tonë, që ta kuptojnë në çfarë gjendjeje të vështirë që janë.

"Është dita e dytë e grevës dhe unë jam jë pjestare e grevës jam laborante në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh prej 34 viteësh dhe sot gjendem pa asnjë të ardhur familjare. Kemi hyrë në këtë grevë prej kushteve ekonomike dhe duam të na paguajnë pagat e prapambetura dhe rfillimin e punës. Repartet janë në gjendje pune. Me një investim të vogël uzina fillonn në punë. Ne jemi pjestarë të kësaj uzine, me ato 10 milion euro që ndodhet në uzInë të lajë rrogat e prapambetura të punëtorëve dhe të diskutojë për rifillimin e punës.

Ne jemi sensibilizuar me grevën e shkovë tane dhe do ta vazhdonim dhe ditë më parë. E shikonim që qeveria nuk do e vinte shumë ujin në zjarr dhe këtë grevë menduam ta fillojnë gratë. Kërkesat tona janë më se të realizueshme pagat e prapambetura nuk janë lëmoshë, dhe rifillimin e punës kaq kërkojmë. Gratë e gjithë Shqipërisë të sensibilizohen me gratë e uzinës. Një thirrje edhe për ambasadoret femra, ta kuptojnë në çfarë gjendje jemi ne këtu, është shumë e vështirë gjendja", tha ajo.

Një tjetër grua, ka shkuar në mbështetje të grave të grevës, e cila i ka bërë dhe një apel kryeministrit Edi Rama që t'u japë një zgjidhje sa më parë. Ajo i ka kujtuar taksat duke thënë se i paguajnë ndërkohë nga ana tjetër, ata nuk marrin atë që u takon.

"Sot kam ardhur këtu të mbështes shoqet e mija që janë futur në grevë. Ato kanë ditën e tyre të dytë dhe e kanë shumë të vështirë. Ne i bëjmë thirrje shtetit të vërë dorën në zemër e të preki problemet tona, sa mirë zoti kryeministër mban një emision të tërë për incerenatorët ndërkohë që ne mbetemi pa punë dhe prespektivë.

Uzina e Ballshit të fillojë punë dhe ne skemi pse të hidhemi në rrugë të madhe. Po u investua puna fillon se ne kemi ndaluar edhe herë të tjera dhe puna ka filluar është bërë investimi dhe remonti në bazë të reparteve. Puna fillon dhe ne këtë kërkojmë fillimin e punës dhe rrogat e prapambetura. Ne të gjitha jemi këtu për të mbështetur shoqet tona.

Zoti kryeministër duhet të marri një zgjidhje, sa mirë kërkon taksat, do drita ujë. Në taksat tona i mban  shteti ndërkohë ne si mund të hidhemi në rrugë të madhe kemi një vit pa marrë asgjë", shtoi një tjetër.

Kurse kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje ditën e djeshme që të dalin nga greva, që të mos sakrifikojnë veten pasi është duke bërë përpjekjet e tij për gjetjen e një investitori pasi çështjen e naftëtarëve e ka prioritet. Por pavarësisht këtij apeli, grevistet këmbëngulin që nuk do të heqin dorë derisa të marrin paratë e prapambetura dhe të nisin punën. Gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet dhe aq e mirë pasi kanë shfaqur probleme me tensionin. Kujtojmë ë ditën e 18 të grevës së urisë, dolën burrat dhe u futën gratë, të cilat nuk dihet se sa ditë do të qëndrojnë dhe nëse do ta arrijnë qëllimin që kanë.

Ora 12:32
Rama: Ndali grevën, por bëj përpjekje e mia! Dautaj: Familjet tona nuk mbahen me premtime! Taksat na i merr në fund të muajit

Deklarata e kryeministrit Edi Rama që duhet të ndalin grevën e urisë se ai po bën përpjekjet maksimale, nuk i ka bindur grevistët. Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se familjet nuk mund të mbahen me përpjekje, duke këmbëngulur për të marrë paratë që u takon me gjyq.

"Në atë debat kemi disa enigma, se i është folur që u është ofruar një asistencë, gjë që nuk është e vërtetë. Në janar ne i kemi kërkuar që në janar ne kemi kërkuar për 9 muajt që të derdheshin sigurimet shoqërore, është arritur. Kemi kërkuar që mos të digjej afati kohor prej 60 ditës nga ndalesa e punës dhe shkëputja e marrëdhënies mes pronarit qiramarrësi dhe punëtor, se te zyra e papunësisë pas 60 ditësh nuk e merr dot asistencë. Në kohën e  pandemisë Rama u ka bërë thirrje pronarëve që të merrnin një ndihmesë financiare për të shlyer, këtë kërkonim ne me forcë. në momentet e fundit, Rama ka nxjerrë një VKM për të ndihmuar naftëtarët dhe ne kemi marrë një pagë lufte. Duke parë që ne kemi prej 9 muajsh përpjekje pa fund për të gjetur një zgjidhje, Ramaz duhet të reagonte më shpejt. Është folur qartë që janë raporte privat-privat. Ku është ky privat, te kjo rafineri ka vetëm naftëtarë jo privat. Pronari derdhur garanci 5 mln euro, kaq kërkojnë naftëtarët. E falenderoj Ramën për përpjekjet por familjet tona nuk mbahen me përpjekj, Ram do taksat tona në fund të muajit, nga do i gjejmë ne, me se do mbahen familjet tona me premtime? Çdo bëjmë ne kush do na marrë përsipër si kryefamiljarë,ë shteti të luajë një rol rregullator. Nuk mendoj se ka ndonjë ide shumë të qartë që ta ndërpresim grevën e urisë, nëse pronari largohet le të kthehet në shtet. Rafineria ime nuk ka ndalur për avari. Nëse kanë ndërmend ta mbyllin, le të na japim atë që na takon me gjyq", tha Dautaj.

Komento

Komente

  • TAKSA PAGUESI: 16/10/2020 16:39

    Nuk ju ka faje qeveria . Rrogat e prapambetura i keni te Gjiri Lalzit,dhe do beni mire te revoltoheni me SPAKUN qe eshte ne gjume te thelle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?