Deklarata e kryeministrit Edi Rama që duhet të ndalin grevën e urisë se ai po bën përpjekjet maksimale, nuk i ka bindur grevistët. Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se familjet nuk mund të mbahen me përpjekje, duke këmbëngulur për të marrë paratë që u takon me gjyq.
"Në atë debat kemi disa enigma, se i është folur që u është ofruar një asistencë, gjë që nuk është e vërtetë. Në janar ne i kemi kërkuar që në janar ne kemi kërkuar për 9 muajt që të derdheshin sigurimet shoqërore, është arritur. Kemi kërkuar që mos të digjej afati kohor prej 60 ditës nga ndalesa e punës dhe shkëputja e marrëdhënies mes pronarit qiramarrësi dhe punëtor, se te zyra e papunësisë pas 60 ditësh nuk e merr dot asistencë. Në kohën e pandemisë Rama u ka bërë thirrje pronarëve që të merrnin një ndihmesë financiare për të shlyer, këtë kërkonim ne me forcë. në momentet e fundit, Rama ka nxjerrë një VKM për të ndihmuar naftëtarët dhe ne kemi marrë një pagë lufte. Duke parë që ne kemi prej 9 muajsh përpjekje pa fund për të gjetur një zgjidhje, Ramaz duhet të reagonte më shpejt. Është folur qartë që janë raporte privat-privat. Ku është ky privat, te kjo rafineri ka vetëm naftëtarë jo privat. Pronari derdhur garanci 5 mln euro, kaq kërkojnë naftëtarët. E falenderoj Ramën për përpjekjet por familjet tona nuk mbahen me përpjekj, Ram do taksat tona në fund të muajit, nga do i gjejmë ne, me se do mbahen familjet tona me premtime? Çdo bëjmë ne kush do na marrë përsipër si kryefamiljarë,ë shteti të luajë një rol rregullator. Nuk mendoj se ka ndonjë ide shumë të qartë që ta ndërpresim grevën e urisë, nëse pronari largohet le të kthehet në shtet. Rafineria ime nuk ka ndalur për avari. Nëse kanë ndërmend ta mbyllin, le të na japim atë që na takon me gjyq", tha Dautaj.
Lajmi kryesor:
'Hiqni dorë, po bëj përpjekjet e mia'/ Naftëtari- Ramës: Familjet tona s'mbahen me premtime, mos kërko vetëm taksat! Gratë e Ballshit të bashkuara në ditën e dytë të grevës
B.K.//ReportTv.al