Gratë shqiptare drejt obezitetit, nutricionistja në Report Tv: Ja si mund ta shmangim dhe disa këshilla për të matur peshën trupore në kushte shtëpie

7 Dhjetor 2021, 12:40| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 12:44

  • Share

Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitet të grave , kjo sipas të dhënave të Eurostat. Ndërsa sipas Anketës Demografike dhe shëndetësore të Instat 24. 4 % e grave në vend konsiderohen obeze, kjo për grupmoshën 15-59 vjec. Sipas INSTAT, qytetet shqiptare ku gratë kanë nivelin më të lartë të BMI janë Elbasani, Berati ndërsa më i ulëti është në Kukës.

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv nutricionistja Rolina Naço u shpreh se ndër faktorët kryesore janë dieta e pakontrolluar por edhe kostoja e lartë e ushqimeve të shëndetshme në krahasim me ushqimet e përpunuara.

“Kjo vjen edhe si pasojë e ekonomisë, kostoja shumë e ulët e ushqimeve që përmbajnë karbohidrate, ushqimit të shpejtë sic është Fastfood dhe në këtë logjikë hymë edhe ne. Lidhet gjithmonë edhe me një nivel edukimor jo dhe aq të lartë, po flaism për njerëz të cilët kanë një nivel edukimor më të lartë kanë predispozitën që të kujdesen më shumë për të kuptuar rëndësinë dhe prioritetet që duhet të vendosin” u shpreh ajo.

Por përpos këtyre faktorëve ajo u shpreh se elementi kryesor që sjell mbiepeshë është moslëzivja.

“Moslëvizja e kombinuar me një ushqyerje jo të menaxhuar në sasi, mund të jetë edhe një ushqyerje e shëndetshme por  në porcione të mëdha dhe për shkak të mosaktivitetit fizik sjell një mbipeshë” tha ajo.

Ndërsa tha se  personat që nuk ndjehen mirë me peshën e tyre trupore, nëpërmjet llogaritje të thjeshta në shtëpi mund të shikojnë se në çfarë faze janë dhe a përfshihen në kategorinë e personave obezë:

Do shumëzojnë gjatësinë e tyre në metra dhe do marrin peshën e tyre do e pjestojnë me rezultatet e gjatësisë të pjestuara më parë në katrorë. Nëse shifra është nga 18.5 në 25 atëherë janë në parametra normalë” shpjegoi ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?