Kosova & Rajoni

Greqi/ 40-vjeçari shqiptar vrau gruan, avokati: Është penduar, e donte! Por, u zemërua nga sjellja e saj provokuese

25 Gusht, 12:44| Përditesimi: 25 Gusht, 12:46

  • Share

1755963637_pandelinakoleci.JPG

Momenti i arrestimit të Pandeli Nakolecit

Avokati mbrojtës i Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar i cili vrau gruan e tij 36-vjeçare pas një konflikti të rëndë mes tyre, ka folur për mediat greke. Avokati Vasilis Noulezas, është shprehur fillimisht se Nakoleci është penduar dhe ndihet “i shkatërruar” për krimin e bërë ndaj nënës së fëmijëve të tij.

“Ai është padyshim i penduar... i penduar dhe i shkatërruar, sepse vrau me duart e tij një grua që e donte dhe me të krijoi një familje, me të cilën solli në këtë botë katër fëmijët”, tha avokati, siç raporton media greke taxydromos.gr.

Por, Nakoleci, në momentin që u arrestua nuk shprehu pendesë, pasi u shpreh “mirë ia bëra, po më tradhtonte.” Për këtë deklaratë, avokati i 40-vjeçarit tha se ky krim brenda familjes erdhi si pasojë e “sjelljes provokuese të gruas së tij”.

“Ndoshta sjellja provokuese e 36-vjeçares, ndoshta partneri i ri në jetën e saj e zemëroi atë duke bërë që të humbte durimin. Ky nuk është justifikim për marrjen e jetës njerëzore, ai e kreu këtë krim të tmerrshëm dhe të shëmtuar”, shtoi më tej mbrojtësi i 40-vjeçarit.

Por, si duhet të kishte reaguar Pandeli Nakoleci? Me qetësi dhe pa përdorur dhunë, sqaron avokati.

“Unë si person jam vërtet i tronditur dhe i shkatërruar. Ai duhej të kishte treguar qetësi. Nëse ishte e nevojshme, të kishte kthyer një faqe tjetër në jetën e tij, pa iu drejtuar dhunës”, tha avokati Noulezas.


Lajmi kryesor:

Greqi/ Shqiptari që vrau gruan pyet vajzën: A e dije se nëna jote më tradhtonte?! Motra e viktimës: E përdhunoi që ta linte shtatzënë dhe të mos divorcohej


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?