GREQI- Një ditë pas krimit të rëndë në familje në Volos të Greqisë, arrestohet 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 36-vjeçare, e ndodhur në sy të fëmijëve ditën e djeshme.
Shqiptari u gjet në rrugën ‘Evripidou’ në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Sipas informacioneve nga policia greke dhe mediat, ai ishte fshehur në një parcelë toke pranë shtëpisë. Një fqinj e ka gjetur duke fjetur në bar në një parcelë toke në rrugën Evripidou sot dhe njoftoi policinë. Pas arrestimit, mësohet se Nakoleci nuk ka bërë rezistencë, por ai ka bërtitur duke thënë: "E vrava gruan se më tradhtonte!".
Nuk dihet ende se sa qëndron pretendimi i tij, por hetimet nga policia greke janë aktive. Mbrëmë ai po ecte jashtë shtëpisë së tij në rrugën Konstanta dhe po vëzhgonte ballkonin, sipas dëshmitarëve.
I dyshuari me disa precedentë penalë për organizatë kriminale dhe drogë, që njihej edhe si ndërtues, së fundmi ishte shtruar në Psikiatri me urdhër të Prokurorisë greke që e kishte ende nën hetim, pasi ishte person që vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Familjarët në Shqipëri dhe daja i tij në Korçë apeluan që të dorëzohej dhe të rrëfente krimin në familje.
Nëna e 4 fëmijëve u godit në trup dhe qafë me thikë në sy të tyre, duke u bërë dëshmitarë të krimit makabër nga dora e babait. Ngjarja ndodhi poshtë apartamentit të pallatit ku jetonin. Gruaja u përpoq të shpëtonte duke zbritur shkallët, por pa sukses, teksa ra mbi xhamin e derës hyrëse të pallatit e përgjakur. Prezente në momentin e krimit ishte vajza e madhe e çiftit, që rrëfeu edhe dinamikën.
Të hënën, më 25 gusht, autopsia e 36-vjeçares pritet të kryhet nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.
Dje, të premten, vajza e madhe e çiftit (18 vjeçe) telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave dhe raportoi se nëna e saj u gjet e mbuluar me gjak në hyrje të pallatit dhe se babai i saj ishte ai që e goditi. Gruaja fatkeqe 36-vjeçare përfundoi në ambulancë gjatë transferimit të saj në Spitalin e Përgjithshëm të Volosit, por humbi jetën pak më pas.
Dëshmitarë nga lagjja e çiftit raportuan se çifti kishte pasur një debat të ashpër që nga mëngjesi. Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar thuhet se përballet me probleme serioze psikiatrike dhe vetëm qershorin e kaluar ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku mbeti i shtruar në spital pas një tentative vetëvrasjeje.
Edhe në Shqipëri, sipas familjarëve, ai ishte i kartelizuar për probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej me KEMP.
“Dosja e tij penale është gjithashtu e rënduar. Në nëntor 2024, ai u arrestua për dëbim administrativ, ndërsa në vitin 2019 ai ishte dy herë në duart e policisë për posedim droge. Më parë, në vitin 2018, ai u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme, ndërsa në vitin 2020 vuajti një dënim prej katër vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Aktiviteti i tij kriminal mund të gjurmohet që nga viti 2013, kur ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në vend, me gjykatën që e konsideroi atë një të huaj të padëshirueshëm”, informon media greke.
Vrasja e tmerrshme para syve të fëmijëve të mitur ka tronditur shoqërinë e Volosit, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet.
Pandeli Nakoleci dhe foto nga vendi ku fshihej
40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci u arrestua në Greqi një ditë pas vrasjes së gruas së tij. Ai u gjet në një parcelë tokë, i fshehur mes barit, por deri më tani nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese.
Në momentin që policët i vendosën prangat. Mediat greke zbulojnë edhe fjalët e para të shqiptarit. "Ia bëra mirë, e meritonte - nuk pendohem për asgjë ", mësohet të ketë thënë ai, ndërsa ka pretenduar se gruaja e tij e tradhtonte.
Momenti i arrestimit të Pandeli Nakolecit
I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan e tij në sy të fëmijëve.
Nakoleci u gjet i fshehur në një parcelë tokë pranë shtëpisë dhe në momentin e arrestimit nuk shfaqi asnjë pendesë. “Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj?", u tha ai oficerëve të policisë, ndërsa i vendosnin prangat.
Momenti i arrestimit të Pandeli Nakolecit
Mediat greke kanë publikuar pamjet e vendit ku u lokalizua dhe u arrestua i fshehur Pandeli Nakoleci, shqiptari 40-vjeçar që akuzohet se vrau me thikë ditën e djeshme në Volos, në pallatin ku jetonin, bashkëshorten e tij 36-vjeçare, nënë e katër fëmijëve.
Ai ishte fshehur në një truall toke aty pranë, vetëm 200 metra nga vendi ku ndodhi krimi. Nakoleci u gjet rrugën Evripidou dhe sipas informacioneve ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Ai nuk kishte telefon celular apo ndonjë objekt tjetër me vete.
I fshehur në bar, ku ishte shtrirë edhe për të fjetur gjatë natës, i rraskapitur dhe i dobët, ai iu dorëzua policisë pa asnjë rezistencë. Policia ka bërë edhe kërkime te vendi ku u gjet shqiptari, për të zbuluar ndonjë provë materiale me interes për hetimin dhe sidomos arma me të cilën kreu krimin, për të cilën nuk ka ende informacion zyrtar nëse është gjetur apo jo.
"Disa orë më parë, policia u njoftua nga një qytetar se brenda kësaj parcele toke ndodhej një person dhe pak më vonë dëgjuam zëra dhe dolëm jashtë. Pamë se e arrestuan burrin në fjalë, pa bërë rezistencë", tha një dëshmitar okular.
Pandeli Nakoleci dhe bashkëshortja e tij, të cilën akuzohet se e vrau me thikë
Fëmijët e gruas 36-vjeçare në Volos, e cila u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos mëngjesin e së premtes, më 22 gusht, u përballën me një pamje të tmerrshme. Në fakt, policia u informua nga vajza 16-vjeçare e çiftit, e cila informoi Policinë se babai i saj e kishte goditur me thikë nënën e saj brenda shtëpisë së tyre.
Vajza e madhe e 36-vjeçares bëri edhe një postim prekës në rrjetet sociale, duke i thënë lamtumirë nënës së saj.
"Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që po na sheh atje lart, por bleta Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je gjithmonë në jetën tonë", shkroi vajza në mbishkrimin e postimit të saj, duke postuar një sërë fotosh me nënën e saj.
Postimi i vajzës së madhe të viktimës
Komente
