Pano Ruçi

Kosova & Rajoni

Greqi/ Pano Ruçi: Nuk tërhiqem nga greva e urisë, do vazhdoj luftën, dua të di nga se vdiq djali im

4 Tetor, 12:17| Përditesimi: 4 Tetor, 12:19

  • Share

Greqi - Sot bëhen plot 20 ditë që shqiptari Pano Ruçi është futur në grevë urie përpara Parlamentit në Athinë. Ai kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij Denis Ruçi dhe të kryhet e gjithë ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Duke folur për CNN-in grek, Pano Ruçi ka thënë se është i vendosur ta vazhdojë grevën e urisë.

Ai ka deklaruar se nuk do të pranojë kurrsesi zhvarrosjen e fëmijës së tij vetëm për një test ADN-je.

“Jam këtu dhe vazhdoj grevën time për diçka elementare. Nuk ndalem, do ta çoj deri në fund.

Pano Ruçi u bëri thirrje deputetëve dhe qeverisë greke të vendosin për një moment veten në vendin e tij.

“Të mendojnë si prindër, si baballarë e si nëna, se si do të ndiheshin. Le të ndryshojmë diçka brenda vetes, të mendojmë me zemër e jo me kolltuk,” theksoi ai.

Shëndeti i tij është dukshëm i përkeqësuar. Një ditë më parë ai iu nënshtruar testeve mjekësore në spital. Megjithatë, me vullnet të lirë doli prej andej dhe vazhdoi grevën e urisë. Pano Ruçi ka humbur 10 kg nga dita kur nisi grevën.

“Do vazhdoj luftën time. Nuk jam mirë këto ditë, më janë shteruar forcat, por njerëzit që vijnë këtu më japin kaq shumë fuqi. Njerëzit janë të zemëruar me atë që po ndodh. Unë kërkoj diçka elementare, të di nga çfarë vdiq fëmija im,” përfundoi ai.

Djali i Pano Ruçit, Denis Ruçi 22 vjeç, është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë. Pano Ruçi kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij. Prokurorja e Larisës e ka urdhëruar zhvarrimin e trupit, disa ditë pas grevës së urisë së shqiptarit. Por Pano Ruçi kërkon edhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së djalit të tij.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?