Pano Ruçi duke protestuar para Parlamentit të Athinës

Kronikë

Greqi/ Pas grevës së Pano Ruçit, prokurorja urdhëron zhvarrimin e trupit të të birit! Shqiptari nuk tërhiqet: Të përcaktohet shkaku i vdekjes së djalit

26 Shtator, 18:01| Përditesimi: 26 Shtator, 18:06

  • Share

Pano Ruçi, shqiptari i cili prej disa ditësh po proteston përpara Parlamentit të Athinës në Greqi duke kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij Denis Ruçi 22 vjeç, ka arritur më në fund të dëgjohet nga autoritetet greke.

Prokurorja e Larissës ka urdhëruar zhvarrimin e trupit të Denis Ruçit, i cili është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi, sipas kërkesës së bërë nga Pano Ruçi.

Hetimi paraprak ka të bëjë me kryerjen e një analize ADN-je të trupit të djalit të Panos Ruci, Denis Ruçi.

Menjëherë pas publikimit të vendimit të prokurores së Larissës, shqiptari theksoi se "kjo nuk është ajo që kam dëshiruar" dhe se do të vazhdojë grevën e urisë.

Në një intervistë për një televizion grek, Pano Ruçi shpjegoi se nxjerrja e trupit nuk ishte kërkesa e tij ekskluzive, pasi ai e konsideron të nevojshme që të kryhen edhe analiza toksikologjike mbi trupin e Denis Ruçit.

Ai theksoi gjithashtu se nuk kërkon vetëm identifikimin e trupit, por edhe kryerjen e veprimeve administrative të nevojshme për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së djalit të tij.

Pasi urdhëroi zhvarrimin e trupit të 22-vjeçarit Denis Ruçi, prokurorja e Larissës do të shqyrtojë edhe kërkesat e familjarëve të tjerë të cilët gjithashtu kërkojnë zhvarrosjen e trupave të viktimave që humbën jetën në aksidentin hekurudhor.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?