Autori Kastriot Cenko
Detaje të reja kanë dal në dritë nga vrasja brutale e gruas shqiptare Alba Cenko në Ampelokipi, Greqi e cila u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj 39 vjeçari, Kastriot Cenko.
Sipas Protothema, krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit teksa fëmijët ishin duke fjetur, ndërsa ka publikuar edhe foton e 39 vjeçarit.
Gjithçka ka ndodhur kur gruaja, sipas pretendimeve të tij, ka marrë një telefonatë nga një mik i tij dhe ka hyrë në banjë për të folur. Burri dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste.
Ai ka marrë një çekiç dhe e ka goditur në kokë duke e bërë gruan të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet përtokë. Më pas autori e ka mbytur me duar. Pas kësaj ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur trupin e saj.
Lajmi kryesor:
Greqi/ 39-vjeçari shqiptar vret gruan me çekiç, e fsheh trupin për 1 javë në papafingo
S.B/ReportTv.al