Në Sarandë, ambasada greke dhe “Shoqata Greke Kundër Kancerit”, të mbështetur edhe nga Bashkia kanë ndërmarrë një aksion sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit. Në qytet po bëhen ekzaminime mamografike falas për gratë dhe vajzat.
Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma.
"Sot pranë ambienteve të spitalit “Petro Nako” në Sarandë,me kolegë mjekë nga Greqia, përfaqësues të “Shoqatës Greke Kundër Kancerit”dhe përfaqësues të Ambasadës Greke në Tiranë, për të realizuar ekzaminime mamografike për gratë dhe vajzat, me ekipin e lëvizshëm të tyre! Të gjithë bashkë kundër kancerit të gjirit", shkruan kryebashkiaku Gurma.