Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka dënuar protestuesit që kanë dalë në të gjithë vendin, duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza. Sipas tij, protestuesit po forcojnë pozicionin e Hamasit në negociatat për lirimin e robërve.
“Ata që sot bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës pa mposhtur Hamasin jo vetëm që e ngurtësojnë qëndrimin e Hamasit dhe e shtyjnë përpara lirimin e pengjeve tona, por gjithashtu sigurojnë që tmerret e 7 tetorit të përsëriten”, tha Netanyahu.
Lajmi kryesor:
Bilanc me 29 të vrarë ditën e sotme në Gaza! Grevë e protestë në Izrael, kërkohet fundi i luftës! 38 të arrestuar, Netanyahu: Po ndihmoni Hamasin (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al