Sherr mes disa personave në Vlorë, plagoset me armë zjarri një person (VIDEO)

15 Gusht 2020, 21:50| Përditesimi: 15 Gusht 2020, 22:47

  • Share

VLORË- Një person është plagosur në lagjen "28 Nëntori" në Vlorë.

Sipas informacioneve, i plagosuri Almar Xhaferllari është qëlluar me qytën e pistoletës. Pastaj është qëlluar edhe me armë. 29 vjeçari ka marrë dëmtime të lehta nga konflikti dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Njëri prej personave ka tentuar të përdorë thikë, por e ka hedhur poshtë mjetit ku është vendosur shiriti policor. Në vendngjarje janë gjendur dy gëzhoja pistolete 9 mm.Autori i identifikuar nga ana e policisë pas konfliktit është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar me pistoletë një herë në ajër.

Policia po punon për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?