Ilir Meta e Monika Kryemadhi

'Grindjet e herëpashershme tronditën thellë marrëdhënien' Shkaqet që prezantoi Meta në padinë e divorcit me Kryemadhin

21 Qershor, 12:15| Përditesimi: 21 Qershor, 12:52

  • Share

Tirane- Zbulohen detaje nga kërkesë padia që Ilir Meta ka bërë për divorc me Monika Kryemadhin. Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26-vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin

Duke ju referuar padisë, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha thotë se Meta i ka treguar gjykatës se shkaktare është politika dhe këndvështrimet e ndryshme qe ata kanë për politikën.

Padia për zgjidhje martese e firmosur prej tij dhe e dorëzuar në krye sekretarinë e Gjykatës civile, Meta shprehet se ka patur marrëdhënie normale dhe me problematika si çdo martesë. Por Meta nuk e lë jashtë martesës edhe bashkëjetesën politike që patën të dy, pasi ata u njohën gjatë aktivizimit të forumit eurosocialist.

“Me të paditurën kemi qenë dhe jemi aktivë në jetën politike të vendit shkak për të cilin kemi ushtruar dhe ushtrojmë funksione të rëndësishme në organet shtetërore, organet përfaqësuese të popullit dhe subjekte politike”.

Ilir Meta aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë i thotë gjykatës se vitet e fundit ka konstatuar fillimisht mos dakordësi dhe kontradikta që kanë ardhur duke u shtuar fillimisht për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet në aspektin politiko përfaqësues dhe vendimmarrës.

Me kalimin e kohës kjo ndarje këndvështrimesh sipas Ilir Metës i cili në padi ka vendosur adresën e Partisë së Lirisë u bënë prezente edhe në raportin bashkëshortor deri sa kohët e fundit këto mospërputhje qëndrimesh e mendimesh edhe ndaj njëri-tjetrit kanë sjelle si pasojë ‘grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore’.

Aktualisht prej disa muajsh marrëdhënia bashkëshortore është ndërprerë edhe në kuptimin e bashkëjetesës duke sjellë si pasojë humbjen e qëllimit të kësaj martese në të gjitha drejtimet.

Në këto kushte i kërkoj gjykatës caktimin e një dite gjykimi dhe marrjen e vendimit për zgjidhjen e martesës me të paditurën, thotë Ilir Meta, i cili ka shtuar si prova certifikatën familjare dhe atë të martesës. /Top Channel/

Foto: Kërkesë padia e Ilir Metës në gjykatë për divorcin me Monika Kryemadhin

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?