Meta kërkon divorcin, ja padia në gjykatë! Reagon Kryemadhi: Nuk i di arsyet! Në dokument adresa e PL, VOA: Prej disa muajsh, s’jetonin bashkë

21 Qershor, 08:33| Përditesimi: 21 Qershor, 23:04

  • Share

Tirane- Ish presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi dje (20 qershor 2024) se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike. Zonja Kryemadhi i tha Zërit të Amerikës se nuk preferonte për momentin të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar zotin Meta në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.

Në mbrëmje, në median e Sali Berishës, Syri Tv, ish presidenti Meta, tha se zonja Kryemadhi "është tanimë ish bashkëshortja", dhe se vendimin ai ia kishte komunikuar djalit të tyre Besar Meta, 24 vjeçar, i cili sipas tij, disa herë i kishte kërkuar që të dy prindërit të gjenin “një zgjidhje të qetë, përsa kohë keni shumë tensione dhe probleme. Mendoj se kam gjetur një zgjidhje shumë të qetë”, u shpreh zoti Meta.

Zeri i Amerikës publikoi dhe një foto të dokumentit të kërkesë padisë që ishte bërë nga Ilir Meta për zgjidhje martese me Monika Kryemadhin. 

Prej disa muajsh zoti Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, që mban datën 20 qershor, ai ka paraqitur si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre zonjën Kryemadhi.

Foto: Dokumenti  i kërkesë padisë së bërë nga Ilir Meta

Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë.

Ish presidenti nuk dha ndonjë shpjegim për arsyet e kërkesës për divorc, por la të kuptohej qartë se për të kishte qenë i papranueshëm qëndrimi i zonjës Kryemadhi ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në një kohë që ajo “ishte në dijeni të gjithë veprimtarisë së SPAK-ut kundër bashkëshortit e të gjithë përpjekjeve për të shantazhuar persona të ndryshëm kundër Metës”, deklaroi ai duke shtuar se “Monika është më afër me SPAK-un se sa me mua. Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”.

Javën e shkuar zoti Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa nuk u bë e qartë se për cilin hetim ai ishte thirrur, në deklarimet e tij të mëpasshme, zoti Meta la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij. Ndaj tij dhe zonjës Kryemadhi po kryhet dhe një hetim pasuror. Ish presidenti deklaroi se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, për të cilat ai ia la përgjegjësinë bashkëshortes Monika Kryemadhi. Të njëjtin qëndrim ai mbajti dhe gjatë emisionit të së enjtes, duke përsëritur po ashtu akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që në deklarimet e saj, pas marrjes në pyetje po në Prokurorinë e Posaçme, zonja Kryemadhi ka qenë tejet e matur duke u shprehur se “prokurorët po bëjnë punën e tyre”.

Zoti Meta dhe zonja Kryemadhi, kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, duke vijuar më pas në gjirin e familjes socialiste deri në vitin 2004, ku të dy, së bashku dhe më një grup tjetër socialistësh, u shkëputën, duke themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një parti e drejtuar nga Meta, e ku zonja Kryemadhi mbajti funksione të larta në hierarkinë e kësaj force politike, duke marrë dhe frenat e saj në dorë, pasi verën e vitit 2017, zoti Meta u zgjodh president i Republikës. Dy ditë pas përfundimit të mandatit si Kryetar Shteti, në korrik të 2022, zoti Meta rimori drejtimin e LSI-së duke i ndërruar asaj edhe emrin, në Partia e Lirisë /VOA/

 

Ora 09:55
Ndarja Meta-Kryemadhi/ Monika e paralajmëroi dy muaj më parë: Raportet tona bashkëshortore, të ngrira

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u ndanë, teksa presidenti i PL-së njoftoi mbrëmjen e djeshme ndarjen zyrtare nga bashkëshortja e tij.

Megjithatë largimi nga njëri-tjetri ishte paralajmwruar edhe më herët gjatë këtyre kohëve, pasi ka qenë Monika Kryemadhi e cila në muajin prill do shprehej se ka një raport të ngrirë me Metën për të shkak të konfliktit në parti. Por në atë kohë ajo shtonte se konfliktet mes tyre kanë qenë vetëm politike.

"Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike.

Patjetër që reflektohen sepse në qoftë se ne jemi dy njerëz të cilët punojmë nga mëngjesi deri në darkë në politikë, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme edhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë, është që njeriu sa të rrojë do të mësojë.

Mendjelehtësia më e madhe si te burrat, edhe te gratë qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetër, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Nuk ndodh sepse marrëdhënia morale është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia financiare", tha Kryemadhi në një studio televizive. 

Ora 09:49
Shpallën divorcin/ Si u martuan fshehtas Meta dhe Monika 26 vjet më parë, me dëshmitar ambasadorin zvicerian dhe Erion Braçen (FOTO)

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk janë më bashkë. Ky është lajmi i bujshëm i dhënë mbrëmjen e djeshme nga presidenti i Partisë së Lirisë.

Pas më shumë se 25 vite të martuar çifti ndahet, pasi më parë ishin ndarë edhe politikisht.

Ata i thanë njëri-tjetrit ‘Po’, në tetor të vitit 1998 në zyrën e gjendjes civile në bashkinë e Tiranës, të drejtuar në atë kohë nga demokrati Albert Brojka.

Në atë kohë, Meta ish zv.kryeministër i qeverisë socialiste të Pandeli Majkos, ndërsa Kryemadhi ishte kryetare e FRESSH.

Në ceremoninë në gjendjen civile, të pranishëm ishin edhe deputeti Erion Braçe, këshilltari i Metës, Mustafa Muçi dhe  për çudi edhe ambasadori zviceran në atë kohë në Shqipëri.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/06/2024 02:46

    Arsyen e divorcit e gjeni tek fjalet e vete Metes cituar me siper://Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Meten,as permes bashkeshortes,as permes askujt tjeter.//Sakrifikove per partine e pasurine gruan qe te ruajti te ngrohte e te sigurte kolltukun e kryetarit.Edhe per adrese tani jep ate te partise,a thua se te mbaruan verdhushkat qe te merrje nje apt.me qira,apo nje dhome hoteli,si cdo person normal! Tani /punon e jeton/ per partine e ne parti.Ja ketij i thone /shpirt sakrifice/ qe Xhaxhi ua kerkonte e ua kujtonte vazhdimisht komunisteve dikur edhe pse kjo e Metes ka prapaskene ndjekjet penale dhe pasurine.

    Përgjigju
  • drejtesi nga usa e spak: 21/06/2024 12:28

    nuk shkoni qqekundi pa u mare vesh gjithe piselleqet qe bete ne kurrize te popullit e vendit ,SPAKu te hape sy e veshe se dicka po kerdisin kliliputet te albanistanit

    Përgjigju
  • Teter: 21/06/2024 11:21

    Janë fadhco! Ky kok Lopa diku do dali!

    Përgjigju
  • Tarrasi: 21/06/2024 10:20

    Po mir o Njerez me te vertet ju besoni estradave te ktyre gjakpiresve,qe per interesat e tyre jane ne gjendje dhe fmijet e tyre ti shesin. Vetem per sy e faqe e bejn asfje tjeter,te mbulojne mutin me shurre i thone nje fjale.

    Përgjigju
  • shperthyesi: 21/06/2024 10:00

    O Like kruaj bythen 2 here qe te vijme per ndihme, nese Monika po te mban peng dhe nuk flet dot.

    Përgjigju
  • Pelioni: 21/06/2024 09:41

    O Like o damlla madh,ti s'je i zoti për shtëpinë e jo më për Shqipërinë,për ty shtëpia mbahet duke vjedh,duke vrarë,duke djegur,familja duke q... p ... me gisht ,,,nejse,nejse shoku i besit ,mjerë e mjera Shqipëri çtrap ke pas në krie ti.

    Përgjigju
  • Gjyqtarja: 21/06/2024 09:20

    Kerkese padia kthehet me te meta: mungon ne te dhenat e paditesit adresa - "spiun 80 leksh"

    Përgjigju
  • Po mër po: 21/06/2024 09:16

    Bëj një video si Leka tuj të rrah Monika me shpulla e shpërndaje në media , thuj videon ma përhapi policia , se vetëm kështu të beson populli , se median e SPAKun e keni në anën tuaj, por popullit s'keni si e gënjeni mo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?