Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk janë më bashkë. Ky është lajmi i bujshëm i dhënë mbrëmjen e djeshme nga presidenti i Partisë së Lirisë.
Pas më shumë se 25 vite të martuar çifti ndahet, pasi më parë ishin ndarë edhe politikisht.
Ata i thanë njëri-tjetrit ‘Po’, në tetor të vitit 1998 në zyrën e gjendjes civile në bashkinë e Tiranës, të drejtuar në atë kohë nga demokrati Albert Brojka.
Në atë kohë, Meta ish zv.kryeministër i qeverisë socialiste të Pandeli Majkos, ndërsa Kryemadhi ishte kryetare e FRESSH.
Në ceremoninë në gjendjen civile, të pranishëm ishin edhe deputeti Erion Braçe, këshilltari i Metës, Mustafa Muçi dhe për çudi edhe ambasadori zviceran në atë kohë në Shqipëri.
Lajmi kryesor:
Meta kërkon divorcin, ja padia në gjykatë! Reagon Kryemadhi: Nuk i di arsyet! Në dokument adresa e PL, VOA: Prej disa muajsh, s’jetonin bashkë
G.K//ReportTv.al