Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se çështje kryesore e diskutimit të tyre ishte apeli për diasporën shqiptare të Maqedonisë për t’u regjistruar.
Gjithashtu, Grubi theksoi se e uroi kryedemokratin për librin e tij, ndërsa i uroi suksese në fushatë, duke shtuar se qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje shembullore.
"Jemi shumë mirënjohës për këto fjalë të thëna, duke apeluar deri te mërgata jonë që të regjistrohet. Ndryshe nga regjistrimet në vend e të tjera që mund të jetë thjeshtë element statistikor, në Maqedoninë e Veriut, është edhe politik. Është i një rëndësie të jashtëzakonshme, prandaj vizitova Kosovën, sot këtu në Shqipëri. Zotin Basha e urova edhe për librin e tij, duke i uruar suksese dhe një fushatë të mbarë. Qytetarët shqiptarë të kenë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre në zgjedhje shembullore”, tha Grubi.
Lajmi kryesor: