Grupi i Muçollarit furnizoi Italinë me drogë! financat i mbante e dashura! Ishte arkëtarja e grupit kriminal

6 Shkurt, 14:18| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:29

  • Share

1707135257_droge.jpg

Shqiptarja.com zbardh dhe rolet e disa prej shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Muratori’ në Itali ndërmarrë pas hetimeve të drejtorisë së antimafias italiane në Firence në bashkëpunim dhe me SPAK, Eurojust e Europol.

Klaudia Sulejmani ishte e dashura e Kledjon Muçollarit dhe konsiderohet në dosje si ‘gruaja e bosit’. Por figura e saj nuk reduktohet vetëm në marrëdhëniet personale e konsideruar në dosje si e dashura e tij . Pikërisht duke pasur marrëdhënien e mirëbesimit mes tyre, gruaja kishte në dosje përcaktohet si ‘arkëtarja’ e organizatës kriminale të cilës Kledjon Muçollari Ia besonte paratë që vinin nga veprimtaria e drogës, Kjo herë pas herë u dorëzonte para korrierëve bashkëpunëtoreve.

Nga përgjimet rezulton se Klaudia është e vetëdijshme për aktivitetin dhe është e përfshirë drejtpërdrejt dhe aktivisht në disa shitje të hashashit dhe marihuanës për sasi mjaft të konsiderueshme, si dhe duke vepruar si prokuruese e klientëve dhe bashkëpunëtorëve në emër të grupit kriminal.


Lajmi kryesor:

‘Ne lepujt presim, bosi është në varkë!' Identifikohet kapoja i drogës në Itali, bashkëpunëtorët! Shqiptarja.com zbardh dosjen dhe përgjimet (EMRAT)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?