TIRANË- Ditën e sotme grupi i PS-së ka zhvilluar një mbledhje në ambjentet e Kuvendit. Pas mbledhjes, për mediat deputeti i qarkut të Lezhës Pjerin Ndreu ka folur edhe për arrestimin e ish-kolegut të tij Arben Ndoka.
Sipas Ndreut, ai ka rezerva mbi mënyrën skandaloze të veprimeve dhe për praktikat e dyfishta që ka ndjekur policia. Ndreu ka bërë thirrje për qetësi duke kërkuar pritjen e rezultateve përfundimtare të hetimeve.
Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimit, sjelljen skandaloze dhe se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe praktikimin e dy standardeve, një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret Prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duhet shihen me qetësi këto gjëra. Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e të proceduarit të Prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat.
Pjerin Ndreu, deputet i PS-së
Çfarë do thotë opozita për keqpërdorimin e Prokurorisë?! Njerëzit qe abuzojnë më pushtetin nuk kanë ngjyrë.
Ermonela Felaj, deputete e PS-së
Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka u arrestua ditën e djeshme në lokalin e tij në Lezhë bashkë me të vëllanë Xhevahirin, për akuzat për falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave dhe shpërdorimit të tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës.
Show politik dhe menyra me perfekte per ti shpallur ligjerisht te pafajshem dhe per te gezuar pronat e vjedhura po ligjerisht me dokumenta te fallsifikuara.
PërgjigjuShow politik dhe menyra me perfekte per ti shpallur ligjerisht te pafajshem dhe per te gezuar pronat e vjedhura po ligjerisht me dokumenta te fallsifikuara.
Përgjigju