Tiranë- Gjykata e Posaçme jep masat për 21 personat e dyshuar të dosjes së SPAK për përgjimet e SKY ECC për bandën e Elbasanit, të drejtuar nga Suel Çela.
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për 14 anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Suel Çela. Masa ndryshoi për avokaten Blerina Beqirin, nga arret shtëpie në detyrim paraqitje.
Në burg u la edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, lidhje e ngushtë e Çelës duke i dhënë vendime gjyqësore në favor apo duke ndikuar tek të tjerët për favorizime. Gjithashtu edhe ish-komisari i Kombinatit, Dedan Gjoni, i arrestuar kohë më parë dhe dënuar për një dosje tjetër, gjithashtu dhe nën proces për 'Metamorfoza 2" me ish-kryepolicin Erzen Breçani. Kjo është dosja e tretë për Gjonin.
4 nga personat, përfshi Suel Çelën (Marjus Lulaj), janë ende në kërkim dhe masa u dha në mungesë. Në total tani ka 3 masa detyrim paraqitjeje, 4 masa me burg në arrati dhe 14 masa me burg që janë të arrestuar.
Ndërkohë masa detyrim paraqitje mbetet në fuqi edhe për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. GJKKO ka vendosur që Hoxha të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji, në orën 13:00 dhe Qyno të martën e parë të çdo muaji, po në të njëjtën orë.
Qyno është nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa Artan Hoxha ka akuzën e rëndë si pjesëmarrës në organizatë kriminale.
Masat e kërkuara më herët nga SPAK dhe të vendosura paraprakisht nga GJKKO, janë konfirmuar sot (27 Nëntor).
Operacioni nisi më 25 Nëntor nga ana e SPAK dhe Policisë me ekzekutimin e masave të GJKKO për 21 personat e dyshuar, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan, ndërsa disa prej tyre rezultojnë të arrestuar në Belgjikë dhe Itali, ose edhe kohë më parë për çështje të ndryshme.
-Xhino Roka
-Klaus Matishi
-Sergei Hasanpapaj (arrestuar në Belgjikë)
-Bruno Azizolli
-Ledio Zabeli
-Marsel Roka
-Ado Xhika
-Metin Mehja
-Renato Hasani
-Pajtime Fetahu
-Dedan Gjoni
-Bujar Shega (i arrestuar në Itali)
-Hajdar Lala
-Prekë Kodra
-Fuad Verzivolli
-Skënder Sufaj
Lirojni keta se Jane 100 here me te mire se saliu
Përgjigju