Vlorë-Një sherr ka ndodhur pak para mesnatës së 12 korrikut tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e "Ujit të Ftohtë", Vlorë.
Sipas burimeve bëhet me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri në përdorimin e thikës.
I plagosur ka mbetur në pjesën anësore Gazmend Vreshtazi - jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë.
64-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e DVP Vlorë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të ndodhur në qytetin e Vlorës, duke kapur dhe neutralizuar menjëherë autorin.
Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe i veprimeve hetimore e procedurale, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi B. Gj., 64 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
Ky shtetas më datë 11.07.2025, rreth orës 23:30, në një lokal pranë vendit të quajtur “Rrapi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në pjesën anësore të kraharorit, shtetasin G. V., 56 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Komente
