Një sherr ka ndodhur pak para mesnatës së 12 korrikut tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e "Ujit të Ftohtë", Vlorë.
Sipas burimeve bëhet me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri në përdorimin e thikës.
Dyshohet si i plagosur ka mbetur Gazmend Vreshtazi, ndërsa 4 persona janë shoqëruar në polici.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komento
Komente
