Mane dhe Sane

Grushti kundër Sane, Bayern Munich merr vendim drastik për Mane! Jo më pjesë e skuadrës

13 Prill 2023, 16:13| Përditesimi: 13 Prill 2023, 16:42

  • Share

Bayern Munich ka lënë jashtë skuadrës dhe ka gjobitur Sadio Mane. Sulmuesi kryesor i ekipit do mungojë për një afat të pacaktuar, teksa Tuchel nuk do e ketë të gatshëm qysh këtë fundjavë në ndeshjen kundër Hoffenheim. Pas humbjes kundër Manchester City-t 3-0 në Champions League, sulmuesi nga Senegali goditi me grusht në fytyrë shokun e skuadrës, Leroy Sane.

"Sadio Mane nuk do të përfshihet në skuadrën e FC Bayern për ndeshjen e kësaj të shtune në shtëpi kundër Hoffenheim 1899. Kjo për shkak të sjelljes së keqe të tij pas ndeshjes së Bayernit në Champions League në Manchester City. Mane do të gjobitet gjithashtu", njoftojnë bavarezët.

Klima e tensionuar pritet të sheshohet nga drejtuesit e skuadrës, me Mane që duket se i ka kërkuar falje shokut të skuadrës.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?