Turqia u trondit dje kur ish-presidenti i klubit turk të futbollit, Ankaragucu, Faruk Koca goditi me grush pas ndeshjes arbitrin Halil Umut. Federata e futbollit në këtë vend pezulloi pa afat kampionatin elitar, me presidentin Koca që u vendos në pranga, teksa arbitri ka zbuluar edhe detaje.
"Kur isha në tokë, të gjithë njerëzit më goditën disa herë në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit. Faruk Koca para të gjithë bashkëpunëtorëve të mi më tha: 'Do të të vras'", tha arbitri.
Veç tij, edhe Shoqata e Arbitrave ka mbështetur arbitrin dhe ka thënë se do jenë me të për çdo vendim.
“Do të bëj denoncim kundër Faruk Kocas dhe personave të tjerë që më rrahën. Nuk dua të bëj kompromis. Kjo është gjithçka që kam për të thënë. Të gjithë e panë atë që ndodhi mbrëmë. Nuk kemi çfarë të shtojmë", deklaroi arbitri Arda Kardesler.
Faruk Koca ka dhënë dorëheqjen pasi goditi dje me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler në fund të ndeshjes me Rizesporin.
Lajmi kryesor:
Zyrtare/ Goditi arbitrin me grusht në fushë, presidenti i klubit turk dorëhiqet nga qelia
S.Dh/ReportTv.al