Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr., beson se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ardhur si pasojë e një skandali mes ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.
Donald Trump Jr. gjatë qëndrimit në Serbi, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në intervistën e publikuar në kanalin e tij zyrtar në “Rumble Studio” – i cili numëron mbi 1.5 milionë ndjekës – Trump Jr, fillimisht flet për vizitën e tij në Serbi e më pastaj prezanton në pika të shkurta një historikë të shtetit të Serbisë.
Ai e prek edhe temën e fushatës së bombardimeve të NATO-s, ku si të mirëqenë e merr një teori konspirative që ka qarkulluar asokohe.
“NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, çka çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Kjo ndodhi në kulmin e skandalit Bill Clinton – Monica Lewinsky. Shumëkush, sidomos tani, në retrospektivë, e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim i Bill Clinton-it”, thotë Trump Jr., para fillimit të intervistës me Vuçiç.
Skandali Bill Clinton dhe Monica Lewinsky u zhvillua në kulmin e mandatit të residentit Clinton dhe pati një ndikim të madh në jetën politike dhe imazhin e tij. Ndërkohë, në vitit 1999, kur skandali po arrinte kulmin, një tjetër ngjarje e rëndësishme ndodhi: NATO filloi bombardimet në Serbi.
Asokohe ka pasur shumë spekulime dhe teori që lidhin këto dy ngjarje. Disa kanë sugjeruar se bombardimet e NATO-s mund të kenë qenë një mënyrë për të larguar vëmendjen publike nga skandali i Clinton dhe për të “shpërqendruar” mediat dhe opinionin publik nga hetimet ndaj tij.
Po ashtu, në po këtë “Podcast” – i shikuar nga mbi 280 mijë persona – Trump Jr. ka shfaqur një hartë të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë.
Një ndër temat e diskutuara me Vuçiç, siç shpjegon Trump Jr, në hyrje të intervistës, është siç e quan ai “çështja e Kosovës” dhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në këtë pikë Trump Jr. përkujdeset që fjalën “normalizim” ta vë në thonjëza, duke treguar kështu mosbesimin e tij për këtë proces.
“BE-ja dhe madje edhe shumë njerëz në Washington dëshirojnë t’i ‘normalizojnë’ marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Serbia vazhdon dhe argumenton me pasion të madh se Kosova është pjesë e territorit të saj sovran”, ka thënë Trump Jr.
Komente

Po ku dreqin doli brun ky KUR NONA DHE BABA JON BJONDA alla alla spo morim vesh se car bohet ....
PërgjigjuHAAHAHHAHAHAHHHAHHAHAHAHH.... me siguri gjyshja...hahahhhahahhahahh
E ik, o te shtypt ndonje gje e rende !Aguriidh e analfabet historie ! Nuk thone kot qe dardha ne dardhe bie. Ik te vrasesh ndonje specie te mbrojtur ne Afrike. E vetmja arsye se perse akoma ja varin nje idioti sy ty, eshte emri yt ! Perndryshe, nje amerikan i keqshkolluar, asgje me shume.
PërgjigjuTALE PADRE , TALE FIGLIO...PERKTHIMI...MASKARA BABA ME MASKARA I BIRI
PërgjigjuShikoni filmin "Wag the dog" I 1997, dy vjet perpara, eshte situate copy&paste dhe ndoshta skenari eshte shume (ndoshta teper) afer asaj qe vertet ndodhi 2 vjet me vone
PërgjigjuAsnje njeri i arsyeshem NUK i beson ketij!
PërgjigjuKy qeka paska shko per lesh
PërgjigjuKy faqe pa' ruari thote idiotesira or ameriqen po gjite ajo spastrim etnik qe u be per ate qe thua per klintoni po toni blere c'è fare do mbulonte meru me ate qe Ke ne jete lere politike!
PërgjigjuBabe e bir jan bo per te qesh.Te dy kan si moto biznesin perpara Amerikes.Po harrojne qe Amerika do i ndeshkoje shume shpejt
PërgjigjuBëmë baba të të ngjaj. Idiot babai,idiot i biri dhe kokrra e idiotit ai qe beri babain…hahahahah Amerika po behet dita e ditës më qesharake. Sikur po lexojme barcoleta. Mendova se vetem ne Ballkan gatuhej kësi çorbe,por me sa duket USA e paska prishur çorben fare edhe ngadalë kanë filluar te vuajne pasojat.good luck me demek demokracia me komuniste. Edhe USA bë si Rusia i ka kaluar e gjithe admkniatrata ne dore manjateve te Trump…eshte rikthyer 1930 ne USA
Përgjigju