Donald Trump Jr.

Bota

Habit djali i Donald Trump: Bill Clinton bombardoi Serbinë për të hequr vëmendjen nga tradhtia ndaj së shoqes

15 Mars, 10:45| Përditesimi: 15 Mars, 10:50

  • Share

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr., beson se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ardhur si pasojë e një skandali mes ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.

Donald Trump Jr. gjatë qëndrimit në Serbi, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në intervistën e publikuar në kanalin e tij zyrtar në “Rumble Studio” – i cili numëron mbi 1.5 milionë ndjekës – Trump Jr, fillimisht flet për vizitën e tij në Serbi e më pastaj prezanton në pika të shkurta një historikë të shtetit të Serbisë.

Ai e prek edhe temën e fushatës së bombardimeve të NATO-s, ku si të mirëqenë e merr një teori konspirative që ka qarkulluar asokohe.

“NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, çka çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Kjo ndodhi në kulmin e skandalit Bill Clinton – Monica Lewinsky. Shumëkush, sidomos tani, në retrospektivë, e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim i Bill Clinton-it”, thotë Trump Jr., para fillimit të intervistës me Vuçiç.

Skandali Bill Clinton dhe Monica Lewinsky u zhvillua në kulmin e mandatit të residentit Clinton dhe pati një ndikim të madh në jetën politike dhe imazhin e tij. Ndërkohë, në vitit 1999, kur skandali po arrinte kulmin, një tjetër ngjarje e rëndësishme ndodhi: NATO filloi bombardimet në Serbi.

Asokohe ka pasur shumë spekulime dhe teori që lidhin këto dy ngjarje. Disa kanë sugjeruar se bombardimet e NATO-s mund të kenë qenë një mënyrë për të larguar vëmendjen publike nga skandali i Clinton dhe për të “shpërqendruar” mediat dhe opinionin publik nga hetimet ndaj tij.

Po ashtu, në po këtë “Podcast” – i shikuar nga mbi 280 mijë persona – Trump Jr. ka shfaqur një hartë të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë.

Një ndër temat e diskutuara me Vuçiç, siç shpjegon Trump Jr, në hyrje të intervistës, është siç e quan ai “çështja e Kosovës” dhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë pikë Trump Jr. përkujdeset që fjalën “normalizim” ta vë në thonjëza, duke treguar kështu mosbesimin e tij për këtë proces.

“BE-ja dhe madje edhe shumë njerëz në Washington dëshirojnë t’i ‘normalizojnë’ marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Serbia vazhdon dhe argumenton me pasion të madh se Kosova është pjesë e territorit të saj sovran”, ka thënë Trump Jr.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kineasti: 15/03/2025 14:09

    Shikoni filmin "Wag the dog" I 1997, dy vjet perpara, eshte situate copy&paste dhe ndoshta skenari eshte shume (ndoshta teper) afer asaj qe vertet ndodhi 2 vjet me vone

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 15/03/2025 12:26

    Asnje njeri i arsyeshem NUK i beson ketij!

    Përgjigju
  • Bufi knetes: 15/03/2025 12:13

    Ky qeka paska shko per lesh

    Përgjigju
  • Dardani: 15/03/2025 11:51

    Ky faqe pa' ruari thote idiotesira or ameriqen po gjite ajo spastrim etnik qe u be per ate qe thua per klintoni po toni blere c'è fare do mbulonte meru me ate qe Ke ne jete lere politike!

    Përgjigju
  • Askushi: 15/03/2025 11:31

    Babe e bir jan bo per te qesh.Te dy kan si moto biznesin perpara Amerikes.Po harrojne qe Amerika do i ndeshkoje shume shpejt

    Përgjigju
  • Deni: 15/03/2025 11:11

    Bëmë baba të të ngjaj. Idiot babai,idiot i biri dhe kokrra e idiotit ai qe beri babain…hahahahah Amerika po behet dita e ditës më qesharake. Sikur po lexojme barcoleta. Mendova se vetem ne Ballkan gatuhej kësi çorbe,por me sa duket USA e paska prishur çorben fare edhe ngadalë kanë filluar te vuajne pasojat.good luck me demek demokracia me komuniste. Edhe USA bë si Rusia i ka kaluar e gjithe admkniatrata ne dore manjateve te Trump…eshte rikthyer 1930 ne USA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?