Shëndeti

Habit mjeku / Ja pse disa gra nuk përjetojnë orgazmën! “Provoni vallen e seksit"

3 Tetor, 13:10| Përditesimi: 3 Tetor, 14:30

  • Share

Doktori obstetër gjinekolog Shkëlqim Balili, i ftuar në studion e  emisionit “Rreze Dielli”  në Report TV  u ndal tek disa çështje që lidhen me marrëdhëniet seksuale në çift. Sipas tij burrat dhe gratë mund të bëjnë marrëdhënie deri në moshën 80 vjeç por ka  disa sekrete.


“Burri deri në moshën 75 vjeç nuk duhet quajtur plak , ai është aktiv në shtrat. Mashkulli duhet të ketë parasysh që të nisë lojën i pari, dihet që gratë duan më shumë kohë të vijnë në gjendjen e kënaqësisë , mashkulli duhet të ushtrojë penisin e tij  "

U shpreh mjeku duke e përshkruar vaginën si një perëndim dielli të bukur!

Bilali u ndal edhe tek orgazama e grave , shumë gra sipas tij nuk arrijnë dot të kënaqen 


“ Ka studime që në 50 përqind të rasteve gratë nuk ndjejnë gjë nga penetrimi vaginal. Atomi që e gëzon gruan është klitorisi , por kur ai nuk takon me penisin gruaja nuk ndjen gjë, një paciente më tha, burrin e kisha të mirë por vija vonë në orgazëm, në praktikë meshkujt janë të paaftë , mashkulli duhet të jetë dirigjent , dhe të gjejë çfarë nuk funksionon, kujdes me sistemin endokrinal”

 


Bilali u ndal edhe tek synetia sipas të cilit është e domosdoshme.


“Synetia, dikur ishte shumë traumatike , bëhej nga njerëz të paspecializuar , jo profesionalë , shumë kanë pasur inflamacion pas ndërhyrjeve , por sot synetia është shumë e domosdoshme , në të gjitha infeksionet dhe proceset e inflamacionit , kur pjesa e përparme e penisit është e ngushtë ,  duhet bërë ndërhyrje “ u shpreh Bilali.

Ora 13:57
E pabesueshme! Ka lindur tre fëmijë por nuk e di çfarë është kënaqësia

E pabesueshme! Ka lindur tre fëmijë por nuk e di çfarë është kënaqësia

“Ka gra që kanë sjellë në jetë edhe tre fëmijë, por megjithatë nuk e dinë ende çfarë është kënaqësia seksuale. Shpesh ato flasin për një marrëdhënie intime pa emocion, pa orgazmë, si një detyrim më shumë sesa një përjetim. Kjo na çon tek një pyetje shumë e ndjeshme: pse ndodh që një pjesë e grave nuk arrijnë të përjetojnë orgazmën? A lidhet kjo me shëndetin fizik, me psikologjinë, me marrëdhënien në çift, apo edhe me mungesën e edukimit seksual?”

Ora 13:54
Seks deri në moshën 80 vjeç ! Mjeku: Ushtroni penisin tuaj, si çdo organ..!

Mjeku Shkëlqim Balili theksoi se çiftet mund të kenë një jetë seksuale aktive deri edhe në moshën 80-vjeçare, duke ndarë disa këshilla të vlefshme për ta mbajtur gjallë këtë aspekt të rëndësishëm të jetës.

I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?