Hajdari çon draftin për listat në Këshillin Politik: Të hapura 100%, mandatin e merr kush votohet më shumë! Takohemi të martën në 10:00

20 Shtator 2020, 14:01| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 17:49

  • Share

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka propozuar gjithashtu një draft në lidhje me hapjen e listave 100 %, ruajtjen e  kuotës gjinore 30 % dhe mënyrës së shpërndarjes së mandateve. Me draftin e propozuar, Hajdari thekson se është e gatshme t'i diskutojë ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar pa pushim deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave, për t'ua dhënë zgjedhësve në dorë fuqinë për të përzgjedhur përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.

Në draft propozohet lista 100 % e hapur duke i dhënë 100 % fuqinë popullit të zgjedhë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij. Gjithashtu për renditjen e kandidatëve, Hajdari propozon që ajo të jetë sipas rendit alfabetik dhe jo atij numerik dhe renditja përfundimtare që do të vendoset në bazë të votave që secili kandidat ka marrë në bazë të votave parapëlqyese. Ndërsa në draftin e propozuar nga PS, renditja e kandidatëve vendoset nga forca politike dhe për të ndryshuar këtë renditje kandidati duhet të marrë një numër votash parapëlqyese më të madh sesa mesatarja e votave të partisë në zonë ku ata votojnë dhe se skualifikimi fillon nga fundi.

Për shpërndarjen e mandatarëve sipas draftit të propozuar nga Rudina Hajdari duhet që ato t'u jepen vetëm kandidatëve që janë votuar më shumë nga populli. Sipas draftit fillimisht duhet përcaktuar numri i mandateve që merr një parti dhe më pas të shpërndarjen e tyre për kandidatët fitues duke ia dhënë atyre që kanë më shumë vota parapëlqyese. Shpërndarja e mandrave duhet bërë edhe duke u ruajtur kuota gjinore prej 30 %. Pra sipas Hajdarit, partitë politike kanë peshën për të përcaktuar kandidatë, ndërsa populli për të zgjedhur se kë do të çojë në Kuvend. Ndërsa në draftin që ka propozuar PS, shpërndarja e mandateve do të bëhet duke pasur parasysh 3 elementë; së pari, renditjen e kandidatëve në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti; së dyti, numrin e votave parapëlqyese të secilit kandidat dhe, e treta mesatarja e partisë sipas çdo zone zgjedhore.

Në lidhje me garantimin e përfaqësimit gjinor, Hajdari propozon se në listën e përgjigjur me kandidatët më të votuar, në rast se kjo kuotë prej 30 % nuk është respektuar nga përzgjedhja e votuesve, atëherë kandidati burrë që ka më pak vota nga kjo listë të zëvendësohet më një grua që ka marrë më shumë vota nga populli. Në këtë mënyrë sipas drafti të propozuar nga Hajdari ruhet dhe kuota gjinore prej 30 %. Në draftin e PS, kuota gjinore ruhej në përcaktimin e listës paraprake nga paritë politike, çdo dy burra duhet të jetë një përfaqësuese grua dhe se një burrë edhe pse mund të ketë marrë më shumë vota nuk mund të zëvendësojë një grua. Një grua mund të zëvendësohet vetëm nga një kandidate tjetër grua që ka marrë më shumë vota.

Gjithashtu edhe në numërimin e votës parapëlqyese në draftin e propozuar nga Hajdari duhet zhvilluar në dy faza, ku në fazën e parë numërohen votat për subjektet politike dhe pasi ky proces të jetë përmbyllur të bëhet numërimi i votave parapëlqyese për secilin kandidat. Ndërsa në fazën e dytë, Hajdari parashikon që numërimi i votave të bëhet nga të gjitha ato subjekte të cilat në ZAZ-të (Qarkun) përkatëse, rezultojnë nga rezultatet paraprake të KQZ-së se janë përfitues mandati. Në këtë mënyrë nuk do të ketë kontestime nga kandidatët dhe subjektet politike, ulet në minimum mundësia e deformimit të vullnetit të elektoratit si midis subjekteve ashtu edhe brenda një subjekti zgjedhor si dhe i jep mundësinë e rifreskimit Grupeve të Numërimit të cilat do të kenë dalë nga një proces i lodhshëm i numërimit të votave të partive politike.

INFORMACION RRETH AMENDAMENTEVE TË KODIT ZGJEDHOR PROPOZUAR NGA DEPUTETJA RUDINA HAJDARI

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020. 

Është detyrë e jona si ligjvënës që sa më parë të përshtatim legjislacionin zgjedhor duke ofruar kuadrin e duhur për të implementuar këto ndryshime.

Amendamentet që ne propozojmë vijojnë si më poshtë

1. Lista e kandidatëve të Partisë do të jetë 100% e hapur, jo vetëm në cilësinë e të drejtës së zgjedhësit për të shprehur thjesht pëlqimin e tij, por mbi të gjitha duke i dhënë atij 100% fuqinë që të vendosë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij në Kuvend.

Me këtë synim, ne kemi propozuar që renditja e kandidatëve të mos bëhet më sipas rendit numerik por sipas rendit alfabetik, duke filluar nga kandidati me gërmën “A” e kështu me rradhë. Kjo mënyrë e zhvleftëson totalisht renditjen paraprake duke i dhënë vlerë vetëm renditjes përfundimtare e cila do të vendoset në bazë të votave parapëlqyese që secili prej kandidatëve ka marrë.

Duke bërë këtë ndryshim, ne e zbatojmë Kushtetutën në gërmë dhe në frymë duke ia lënë zgjedhësit në dorë përzgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend, teksa Partia Politike ka përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

2. Numërimi i votave parapëlqyese

Duke qenë se ndryshimet kushtetuese sjellin një element të ri, si vota parapëlqyese e kandidatëve, lind nevoja që të rregullohet edhe aspekti i numërimit të kësaj vote. Me këtë synim ne kemi propozuar që numërimi i votave të zhvillohet në dy faza;

Në fazën e parë të numërohen votat për subjektet politike dhe pasi ky proçes të jetë përmbyllur të bëhet numërimi i votave parapëlqyese për secalin kandidat.

Në fazën e dytë, të drejtën për të marrë pjesë në numërimin e votave e kanë të gjitha ato subjekte të cilat në ZAZ-të (Qarkun) përkatëse, rezultojnë nga rezultatet paraprake të KQZ-së se janë përfitues mandati.

Kjo ndërhyrje ka disa aspekte positive;

Së pari i jep mundësinë cdo subjekti përfitues mandate që të bëhet pjesë e numërimit, duke shmangur kështu kontestimet e mundshme dhe duke garantuar një process të drejtë të numërimit të votave parapëlqyese.

Së dyti, duke patur përfaqësim të plotë të të gjitha subjekteve që do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, ulet në minimum mundësia e deformimit të vullnetit të elektoratit si midis subjekteve ashtu edhe brenda një subjekti zgjedhor.

Së treti, i jep mundësinë e rifreskimit Grupeve të Numërimit të cilat do të kenë dalë nga një proçes i lodhshëm i numërimit të votave të partive politike.

3. Garantimi i përfaqësimit me 30% e gjinisë më pak të përfaqësur.

Në këto amendamente të Kodit Zgjedhor ne kemi parashikuar një mekanizëm për garantimin e përfaqësimit të gjinisë më pak të përfaqësuar duke i dhënë mundësinë atyre kandidatëve të kësaj gjinie që kanë marrë më shumë vota se të tjerët Brenda të njëjtës gjinie, të zëvendësojnë kandidatin e gjinisë së kundërt, me më pak vota Brenda gjinisë së tij, në rastet kur përfaqësimi i gjinisë është më pak se 30%. Në këtë mënyrë ne sigurohemi që gjinia është e përfaqësuar, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër stimulojmë garën sit ë barabartë për të gjitha gjinitë. Ne jemi të bindur gjithsesi se ky mekanizëm nuk do të ketë aspak nevojë të përfaqësohet, për shkak se gjinitë në Shqipëri do të arrijnë vetë të përfaqësohen, sic ka ndodhur edhe në vendet e tjera ku janë aplikuar listat 100% të hapura.

4. Shpërndarja e mandatateve

Në amendementet e paraqitura ne i japim peshë 100% elektoratit në shpërndarjen e mandateve si për partitë ashtu edhe për kandidatët duke i shpërndarë ato te ata kandidatë që kanë më shumë vota parapëlqyese.

Në këtë mënyrë shpërndarja do të bëhet në këtë formë:

Si fillim përcaktohen mandatet që merr çdo parti sipas rezultateve të KQZ dhe më pas shpallen kandidatë fitues ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota parapëlqyese Brenda partisë që përfiton mandate, duke respektuar edhe rregullin për përfaqësimin 30% gjinor. Në këtë formë, Partia Politike ka peshë absolute në përcaktimin e kandidatëve, pra në formulimin e ofertës politike, ndërsa elektorati ka peshë absolute në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend duke aplikuar drejt dhe pa asnjë shtrembërim ndryshimet e Kushtetutës.

Ora 14:20
Hajdari letër Këshillit Politik: Të mblidhemi të martën në orën 10:00, të punojmë pa pushim deri në arritjen e konsensusit

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdarit ka çuar një propozim konkret në Këshillin Politik për të diskutuar për listat e hapura.

Hajdari shprehet se ka ardhur koha që të gjithë të lenë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe t'i sigurojnë vendi zgjedhje model. Hajdari thekson se bashke me grupimin që përfaqëson kanë përgatitur amendamentet përkatëse të Kodit Zgjedhor të cilat, sipas saj, garantojnë hapjen 100% të listave, jo vetëm si mekanizëm i shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës i deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo fton PS, PD edhe LSI të takohen ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 “për të punuar non stop deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave.

Letra e Hajdarit:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,

Si fillim dua të shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar në Këshillin Politik, lidhur me mungesën e progresit për cështjet që kanë të bëjnë me amendimet e Kodit Zgjedhor dhe përshtatjen e tij për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill të vitit 2021.

Unë besoj se ka ardhur koha që të gjithë ne të lëmë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe të shohim interesat madhore të vendit duke punuar natë e ditë për ti dhënë Shqipërisë një Kod Zgjedhor dhe një palë zgjedhje model.

Në këtë kontekst, duke përshëndetur qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike, lidhur me hapjen e listave 100%, do të doja që të vijonim punën e Këshillit Politik për ta përmbyllur këtë process, i cili sot gëzon mbështetjen e mbi 80% të shqiptarëve si edhe dakordësinë paraprake të palëve.

Unë dhe grupimi që përfaqësoj kemi përgatitur amendamentet përkatëse të Kodit Zgjedhor të cilat garantojnë hapjen 100% të listave, jo vetëm si mekanizëm i shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës I deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Amendimet dhe relacionin shoqërues I gjeni bashkangjitur këtij emaili.

Duke qenë se edhe PS, edhe PD edhe LSI janë shprehur tashmë publikisht se qëndrojnë për hapjen 100% të listave, unë ju ftoj të takohemi ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar non stop deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave, për tua dhënë zgjedhësve në dorë fuqinë për të përzgjedhur përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.

Do të ishtë zhgënjyese për të gjithë shqiptarët por edhe anti-kushtetuese nëse palët do të tërhiqeshin nga qëndrimet tashmë të qarta mbi mundësimin e përzgjedhjes së përmbajtjes së Kuvendit të ardhshëm nga shqiptarët e jo thjesht nga Kryetarët e partive.

Duke shpresuar në një reagim pozitiv e konstruktiv,

Me respekt, Rudina Hajdari

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bobi: 21/09/2020 09:09

    vkmz

    Përgjigju
  • Iris: 21/09/2020 03:04

    Propozimi i Rudines eshte shume i mire,shume me i mire edhe nga ai i P.S.,eshte mjaft demokratik,shpresoj te miratohet.

    Përgjigju
  • Hiqni dore nga politika po qe se keni 1 gram dinjitet: 20/09/2020 21:23

    O Zonja deputete, o bija e babes, nje pyetje kisha per ty, cfare kontributi ke dhene TI personalisht ne partine e vrasesve, partine e hajduteve, partine e atyre pa shkolle qe sikurse nena jote qe kane mbaruar kursin e plepave. Shkollen e ke mbaruar ne USA, bravo te qofte, nje dite ske punuar, me cfare lekesh I ke bere pagesat cdo semester?? Mos valle me leket e vjedhura te nenes tate???? I ke rene ne qafe parlamentit shpipetar. Sjane budallenj ata gjakpiresat e 30 viteve qe skane futur femijet e tyre ne politiken e piste qe behet aty, pervec Fahriut qe futi ate kerriçin e vete. You're to soft to be a politician.

    Përgjigju
  • Shoferi: 20/09/2020 16:28

    Ca esht ky muhabet mer duhen se sben femra ne parlament.nqs nje person mashkull merr vitat e popullit dhe nje femer jo duhet qe personi qe ka votuar populli te zevendesohet me nje femer te cilen se ka votuar populli por duhet ne parlament per te plotesuar nr ose perqindjen gjinore?e ku qeka barazia gjinore ketu? Pa paragjykuar fare me aq sa ma pret mendja mua si popull kjo qe duan te bejn esht perseri tallje bythe me ne.vini mer ne lista 50% meshkuj e 50% femra e te votoj robi ke do e te perfaqesohet nga ata qe voton.barazia gjinore esht te lista masanej se ke voto populli esht pun tjeter.se na bie me votuar nje gjeni por per arsye nr ai duhet tja japi mandatin ndonje bibe si kjo biba e azemit ose ajo e koperatave qe zdin me lexuar.vendi ne parlament duher firuar me merit e jo afrofe se do kryetari.barazi gjinore do te thot shance te barabarta me sa di un e kshu sic duan ta bejn keta squhet barazi gjinore por mundesi me ven kukulla ne oarlament qe mund ti levizi kryetari si te doj se tek e fundit ai i vendosi ne list.tani e di qe do me quajn maskilist po kshu esht e verteta nje pjes e mir e deputeteve te zgjedhur nga populli do e humbasin mandantin nese nuk fiton votat e nevojshme rudina psh e meqe duhet te plotesohet 30% heqim njerin qe ka fituar mandatin me merit dhe vendosim rudinen.sikur nuk shko kshu.po nejse kush po e vret menjen ky vend sbehet pikerisht sepse sna pyet njeri ne po behet ca duan fismidhjet e parlamentit

    Përgjigju
  • Ilir Skenderi: 20/09/2020 16:07

    Po zvarrisin legenat pafund me shpresen se do ja hedhin ketij populli si keto 30 vjet...! Nuk keni shpetim qelbesira...! Ju e keni vulosur fundin tuaj politik ne Shqiperi!

    Përgjigju
  • Tirona: 20/09/2020 15:56

    Nderkombetaret mos te tallen me Shqiptaret duke i ofenduar , Shqiptaret nuk jane ne nivelin e paaftesise se kesaj politikane , Ju nderkombetare ato falime apo intervista qe ju ja pergatisni qe kjo ti spalosi para Shqiptareve, kjo jo vetem qe nuk i kupton ,por as di ti komentoje apo ti lexoje, prandaj eshte mire ashtu sic e futet papritmas ne politike duke ia zene vendin ndonje zonje tjeter e shume pergatitur se sa kjo , ashtu ta largoni,sepse me kete qe keni bere i llogarisni shqiptaret ne nivelin e saj.Po kalon ajo faze qe Shqiptaret kishin nevoje nga nderkombetaret qe ti qendronin ne krye sepse ishte nje kohe qe shqiptaret me politikanet e tyre te pa afte per cdo gje qaheshin tek Ju, apo mos doni Ju qe Shqiptaret me politikanet e rijne te paafte qe mbeshtetni Ju sic eshte Hajdari te qahen per gjithe jeten tek Ju dhe Ju te mbushni xhepat nga Taxa paguesit Shqiptare!!!....

    Përgjigju
  • Lor: 20/09/2020 14:19

    Harrun me pyt kte shushken , po ca perfaqson ti nje her ne rradh te par ljo esht pyetja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?