Pamje nga festa e ditëlindjes së Ermal Fejzullahut

VIP & Spektakël

‘Hajde gru ta hënksha zemrën’, brenda festës së çmendur të 30-vjetorit të Ermal Fejzullahut (Foto)

24 Gusht 2018, 17:28| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 17:37

  • Share

Ermal Fejzullahu është një nga zërat më të bukur të showbizit shqiptar. Mbrëmjen e kaluar këngëtari i njohur ka festuar 30-vjetorin e lindjes së tij në mënyrën më të bukur të mundshme. Të ftuar ishin dhjetëra kolegë të Ermalit dhe së bashku janë dëfryer deri në orët e para të mëngjesit.

Foto e postuar nga këngëtari Ledri Vula 

Normalisht ishin prezentë edhe familjarët e këngëtarit, përfshirë këtu edhe gruan e tij. Në një moment kur Fejzullahu ka ndarë tortën, ka qenë ‘live’ në Instagram dhe dëgjohet teksa i thotë të shoqes: Hajde gru ta hënksha zemrën!

Postim i bërë nga Ledri Vula 

Së bashku presin tortën dhe vazhdojnë sërish argëtimin. Një pjesë e mirë e të ftuarve kanë bërë postime të shumta në rrjetet sociale, duke e uruar kolegun e tyre.

Postim i bërë nga Ledri Vula 

 

1/3
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?