Hajduti vjedh 4 celularë në spitalin e Vlorës, momenti kur futet natën në dhomat e pacientëve

4 Shtator, 14:22| Përditesimi: 4 Shtator, 14:45

  • Share

VLORË- Një 34-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur 4 celularë në spitalin e Vlorës. 34-vjeçari Arben Murati  futej në dhomat e pacientëve gjatë natës dhe ka arritur që të vjedhë  celularë.

Kamerat e sigurisë, siç shihet edhe në këto pamje, e kanë fiksuar momentin kur ai futet në dhomë më datë 31 korrik dhe del me celularin e vjedhur në duar.

Vodhi 4 celularë në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, gjatë natës, identifikohet dhe arrestohet 38-vjeçari.  

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në dhomat e pacientëve në spitalin e Vlorës, ishin vjedhur disa celularë, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 24”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit: 

A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari, më datë 31.08.2024, gjatë natës, ka vjedhur 4 celularë të pacientëve që merrnin mjekim në spitalin e Vlorës”, njofton policia.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zeli Hasina: 05/09/2024 16:08

    Me i fjalë ka hy në spital në moshën 34vjeçare e ka dal kur ka mbush 38 ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?