Bota

Hakerat rusë i ndërhynë në sistemin e GPS, në avionin që po udhëtonte Von der Leyen, reagon Kremlini: E pavërtetë

1 Shtator, 16:06| Përditesimi: 1 Shtator, 16:08

  • Share

Foto: Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov e ka cilësuar jo të vërtetë pretendimin se Rusia ishte e përfshirë në ndërhyrjen në navigimin e aeroplanit që po udhëtonte Ursula von der Leyen.

"Informacioni juaj (në lidhje me përfshirjen e supozuar të Rusisë) është i pasaktë", tha zëdhënësi i Kremlinit për Financial Times.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna-Kaisa Itkonen, deklaroi në një konferencë për shtyp se aeroplani që udhëtonte von der Leyen në qytetin bullgar të Plovdivit kishte përjetuar një mosfunksionim në sistemin e tij elektronik të navigimit ndërsa po i afrohej aeroportit.

Sipas Itkonen, Komisioni Evropian kishte marrë informacion nga autoritetet bullgare se mosfunksionimi ishte shkaktuar nga "ndërhyrja ruse".


Lajmi kryesor:

Hakerat rusë i ndërhynë në sistemin e GPS, avioni i Von der Leyen u detyrua të ulet në Bullgari duke përdorur hartat e printuara


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?