Politikë

Haklaj zbulon kulisat me listat e PD: Berisha do bëjë deputet dhëndrin Jamarbër Malltezi, do t’i vëjë kundër Drejtësisë dhe SHBA! Të bëhet vettingu i politikanëve

7 Mars, 18:11| Përditesimi: 7 Mars, 18:13

  • Share

Ish-deputeti Azgan Haklaj zbuloi detaje nga makinacionet politike me listat e Partisë Demokratike për deputetë. Ai u shpreh sot në ‘Studio Live” se Sali Berisha, i cili prej më shumë se një viti është nën akuzë për aferën “Partizani”, jo vetëm që i është dorëzuar lobit grek dhe ka mashtruar aleatët e tij, por do të përfshijë në listë të sigurt edhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Haklaj bëri thirrje për bashkim kundër dyshës Rama-Berisha dhe që të bëhet vettingu politik. Ai theksoi se qëllimi i Berishës është që t’i grumbullojë njerëzit me probleme me drejtësinë në listat e deputetëve, për t’ia kundërvënë Drejtësisë dhe SHBA-ve.

“Doktrina jonë është vettingu politik. pse janë fshehur në listat e mbyllura si minj, pse kanë frikë ata. Mbaje mend kush do jetë në lista, mbajeni mend, edhe Jamarbër Malltezi do jetë në listë. Ata po rreshtohen në listat e mbyllura, ndaj aty do tentojnë të futen njerëz me probleme. Ata kanë bërë marrëveshje për të goditur SPAK-un. Demokracia është marrë peng. Berisha do të ketë njerëz ti përdorë si mburojë për ti përdorur kundër drejtësië dhe shba-ve”, tha ish-deputeti për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Sazan Guri: Rama ta dorëzojë pushtetin vullnetarisht, opozita pa strategji! Partinë ia dhashë Konservatorëve! Haklaj: Berisha i dorëzuar te lobi grek! Futi në listë Metën që ta nxjerrë nga burgu


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?