Opozita dhe Sali Berisha ka bërë një koalicion me 26 parti politike, por vetëm 4-5 prej tyre kanë deputetë në listat e sigurta, pasi subjektet e tjera i ka mashtruar, ashtu siç tradhtoi Primaret e PD dhe siç po ia jep vendin lobit grek.
Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, sot anëtar i Demokratëve Euroatlantikë dhe kandidat për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë.
Në një debat të fortë në “Studio Live” të Report Tv me ish-kryetarin e Partisë Aleanca Europiane Ekologjike, që tani ia ka dorëzuar subjektin Konservatorëve, Sazan Guri, Haklaj i kujtoi se Berisha ka futur në listë të sigurtë Ilir Metën që ta nxjerri nga burgu, thotë se do rrëzojë Ramën prej vitesh dhe në fund marrëveshjet i bën me kryeministrin, teksa ka edhe një kandidat grek për kryeministër pas zgjedhjeve.
Sazan Guri u shpreh për moderatorin Arbër Hitaj se ai ishte tërhequr nga drejtimi politik i partisë dhe do i qëndronte aleancës në opozitë, kurse partinë ia kishte dorëzuar Konservatorëve, duke u spostuar senator në Këshillin e të Urtëve. Ai i bëri thirrje kryeministrit që të dorëzohej vullnetarisht.
“Jam ërhequr nga politika prej disa vitesh dhe tre muaj më parë e dorëzova te të rinjtë nga partia ekologjike te aleanca konservatore për shqiperinë. AKPSH. Partinë ja dhashë konservatorëve, do jem në rlin e senatorit. Do ruhen kauzat e saj. Për shkak se vendimi i formës së prerë do edhe disa ditë, vendosëm bashkimin me Konservatorët. Kam rolin e kryetarit të këshillit të të urtëve, e vështroj nga jashtë. Nuk jam tërhequr tërësisht, por do ndihmoj politikat shqiptare. Termi nuk është i keq, term profeci, Shqipëria Madhështore e madhe. Ne do jemi në oponencë me qeverinë. Rama ta dorëzojë, do hajë këmbët e veta, të bëjë sikur lufton për të fituar, por ta dorëzojë. Ta dorëzojë në mënyrë vullnetare. Opozita nuk ka strategji, e kanë kthyer shoqatë, por ai ta dorëzojë”, tha ai.
Por shprehu mendimin se Berisha nuk duhet të ishte kryeministër, pasi ka ardhur koha për figura të reja dhe se nuk mbështet lobin grek.
“Nuk jam për nuse për herë të tretë, jam për reformim, për të rinj. Do jetë ao jo Beriha kryeministër nuk e di, unë jam për riciklim të njerëzve, boll më me këto figura. Duhen edhe 3-4 parti të tjera të bëjnë balancën, përveç këto dyja të mëdhatë. Unë mendoj se cikli duhet ndërruar çdo 4 vjet, jam për ndryshim, opozitën e kanë kthyer në shoqatë. Unë jam kundër lobeve greke, Himara është shqiptare”, tha Guri.
Kurse Haklaj e kundërshtoi me disa argumente politike, duke vënë në dukje paradoksin e Berishës në ato që thotë dhe ato që bën.
“Berisha thotë gjithmonë do rrëzojmë Ramën, pas çdo beteje kishte marrëveshje, pas çdo akuze kishte kullë, pas çdo konflikti një vulë. Berisha është marrë peng nga Rama. Por bëri marrëveshjen zgjedhore, amnistinë penale. Berisha i tradhtoi edhe Primaret në PD. Berisha është i dorëzuar sot te lobi grek. Berisha ka në listën e mbyllur Ilir Metajn dhe do ta bëjë deputet që ta nxjerrë nga burgu dhe u mor si precedent rasti im. Unë jam burgosur nga zoti Ilir Metaj, nga qeveria politike e Metajt. Unë mora pafajësinë, nuk gjetën asnjë provë. Vetëm 4-5 parti ka firmosur dhe u ka dhënë mandate, këta të tjerët kanë vetëm një marrëveshje xhentelmenësh, nuk kanë asnjë mandat. Ju jeni mashtruar (i drejtohet Gurit)”, u shpreh ish-deputeti.
Haklaj artikuloi edhe projektin e kreut të PD-së dhe marrëveshjet e tij me lobin grek, për qëllimet personale.
“Ju keni vendosur që të shkoni deri në fund bashkë me faraonin (i thotë Gurit). Është shumë e rrezikshme që të shkoni me Fredi Belerin, Indrit Ninën që është kandidati për kryeministër i Berishës. Dihet se çfarë kërkon Beleri dhe PBDNJ-ja që janë në grupin e Berishës. Titullari i PD e ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme partinë, e ka zaptuar atë parti duke përdorur firmën me Rithemelimin dhe ndihmën e Ramës. Zoti Guri braktise atë mendim emocional, shiko qëndrimin e Rithemelimit për Gjuhën Shqipe në Maqedoni, cili është qëndrimi i aleancës tuaj për Mickovskin që do të zhdukë gjuhën shqip. Nuk njohin as Kosovën. Jeni rreshtuar në mënyrë shumatore për t’i shërbyer dikujt, një njeriu, Berishës dhe Metës. Doktrina jonë është vettingu politik. pse janë fshehur në listat e mbyllura si minj, pse kanë frikë ata”, tha Haklaj.
Ish-deputeti Azgan Haklaj zbuloi detaje nga makinacionet politike me listat e Partisë Demokratike për deputetë. Ai u shpreh sot në ‘Studio Live” se Sali Berisha, i cili prej më shumë se një viti është nën akuzë për aferën “Partizani”, jo vetëm që i është dorëzuar lobit grek dhe ka mashtruar aleatët e tij, por do të përfshijë në listë të sigurt edhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Haklaj bëri thirrje për bashkim kundër dyshës Rama-Berisha dhe që të bëhet vettingu politik. Ai theksoi se qëllimi i Berishës është që t’i grumbullojë njerëzit me probleme me drejtësinë në listat e deputetëve, për t’ia kundërvënë Drejtësisë dhe SHBA-ve.
“Doktrina jonë është vettingu politik. pse janë fshehur në listat e mbyllura si minj, pse kanë frikë ata. Mbaje mend kush do jetë në lista, mbajeni mend, edhe Jamarbër Malltezi do jetë në listë. Ata po rreshtohen në listat e mbyllura, ndaj aty do tentojnë të futen njerëz me probleme. Ata kanë bërë marrëveshje për të goditur SPAK-un. Demokracia është marrë peng. Berisha do të ketë njerëz ti përdorë si mburojë për ti përdorur kundër drejtësië dhe shba-ve”, tha ish-deputeti për Report Tv.
Komente

Doreheqje vullnetare?! O Sazan,pervec te qenurit politikane e me pushtet te pakufizuar,cfare emerues te perbashket kane Zogu,Enveri,Berisha,Meta,Rama,por dhe ju kryetaret e partive te tjera?!
PërgjigjuFatekeqesia e atij vend te Bukur,te Pasur Trim e Luftarak "komandohet" qe nga 1944 komuniste nga Antishqiptare qe jane shitur e vazhdojne te oerulen e shiten te Grabitesit e Shqiperise:"serbe, greke" Rinia Shqiptare e Vertete qe i duhet asaj me Krenarine :"Jam i vogel, Djal Shqiptar; kur te rritem do shkoj Ushtar DOMARR PUSHKEN E DO LUFTOJ KOSOVE(DARDANI ) e CAMERI DO I CLIROJ!!Prandaj ASNJE NGA LANGARAQET E PROPOZUAR NGA ANTISHQIPTARET TE MOS PRANOHET PER VOTIM S.Bollati-Cam Shqiptaro Amerikan