Kronikë
Top 24

Hakmarrja, gjykata e lë në burg, Gjuzi: S’e vrava unë Majollarin, isha te vjehrra

22 Prill 2018, 10:03| Përditesimi: 23 Prill 2018, 07:28

  • Share

TIRANE-Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg pa afat Kastriot Gjuzin. Ai akuzohet për vrasjen e Marjo Majollarit për hakmarrje dhe armëmbajtje. Kastriot Gjuzi nuk e ka pranuar vrasjen. Ai ka deklaruar se ka qenë afër vendit të ngjarjes kur u vra Majollari, pasi 50 metra më larg ka shtëpinë e vjehrrës. Megjithatë, gjyqtarja  Vjollca Spahiu pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në burg.

Nuk kam lidhje me vrasjen. Kam qenë afër vendit ku u vra Majollari, pasi 50 metër më larg kam vjehrrës

Dëshmia e Kastriot Gjuzit


Kastriot Gjuzi para gjykatës

Edhe avokati Ilir Murati ka deklaruar se prokuroria e bazon akuzën vetëm te një cështje e vjetër, por sipas tij nuk ka prova se ka qenë Gjuzi ai që ka vrarë Majollarin.

Nuk ka prova që Gjuzi është autor, është thjeshtë ekzistenca e një ngjarje të mëparshme dhe policia dyshon. Kushdo quhet i pafajshëm derisa të provohet. Pse u largua? U dorëzua vetë, nuk u ndalua. Ardhmja e policia në banesë ishte e dhunshme, ka pasur një panik që shpjegonte atë arsye dhe është larguar. Kur pa atë që flitet në media vendosi që të vinte vetë. Nuk ka asnjë provë që e lidh autorin me vrasjen. Gjuzi ka deklaruar se në atë lagje ka vjehrrën, prandaj shkonte.

Avokati Ilir Murati

Shkak i kësaj vrasjes mendohet të jetë hakmarrja. Kjo pasi në vitin 2000 babai i Marjo Majollarit, Avni Majollari vrau Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit, si dhe Armando Nelajn. Pikërisht për këtë ngjarje Kastriot Gjuzi ka vendosur të hakmerret duke vrarë djalin e Avni Majollarit, 18 vite më pas, pavarësisht se Marjo Majollari nuk kishte asnjë lidhje me atë ngjarje.


Viktima Mario Majollari

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Riflo: 23/04/2018 07:30

    Kalbeni ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?