Halili për Report Tv: Gropat nuk ishin të mbushura me fishekzjarre, por me tymuese bardh e blu

1 Tetor 2019, 14:56| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 16:44

  • Share

TIRANE - Presidenti i Tiranës, Refik Halili, për ‘Report tv’ jep versionin e tij për gjithçka ndodhi në derbi duke deklaruar se gropat e hapura në stadium nga tifozët bardheblu nuk ishin me fishekzjarrë por me tymuese. Në reagimin e tij numri 1 i Tiranës shton se nga klubi i Partizanit po sulmohet qëllimisht.

“Për organizimin e një ndeshje siç është derbi, i gjithë klubi ka qenë shumë i mobilizuar, shumë disponibël, për të bërë më të mirën, për të qenë të saktë në të gjitha drejtimet. E dimë të gjithë që kemi tifozërinë më të zjarrtë, e më të shumtë në Shqipëri. Këtë gjë e kanë treguar këtë derbi ku stadiumi ka qenë i mbushur edhe mbi kapacitetin e  tij.

Ne jemi mirëorganizuar për ta bërë këtë ndeshje. Atëherë ne kemi një kontratë, të cilën e kemi me biletarinë. Kemi një kontratë me shoqërinë që na kanë vendosur tratërt në hyrje të stadiumit. Kemi një kontratë edhe më shoqërinë që merr përsipër ruajtjen dhe mirëmbajtjen e stadiumit. Atëhere ne përpara se të zhvillonim këtë ndeshje jemi ulur me shoqërinë security, që bën të gjithë ruajtjen e stadiumit. Më ka kërkuar dhe më ka thënë për ruajtjen e kësaj ndeshje kërkoj rreth 100 persona. Atëhere për këtë gjë ne kemi një dokument të cilin ne ia kemi kërkuar me firmë me vulë, jashtë kontratës, duke i thënë si do ti vendosësh ti njerëzit, cilat do të jenë pozicionet që i kemi përcaktuar në skicën e stadiumit. Këtë e kam si dokument të firmosur, të vulosur.

Kemi dërguar si pas rregullave shkresën në drejtorinë e policisë së Tiranës para 10 ditësh. I kemi drejtuar shkresë zjarrëfikëses, kemi marrëveshje me spitalin, që sjell ambulancën. Kemi marrë edhe dy mjekë më shumë që të jenë në një ndeshje kaq të rëndësishme. Për të gjitha këto në darkë kur zakonisht bëhen ndeshjet, kanë dëshirë që të dy palët e tifozëve të bëjnë dekor, duan të ngrejnë diçka, siç i bëjnë zakonisht në ndeshje të tilla. Atëherë ne dhe për këtë, pa iu shmangur, iu japim mundësinë që ata të vendosin disi ndonjë skelë, me litarë, një ditë para ndeshjes.

Tani ne kemi kontratën me security-n që në bazë të rregullave që ka FIFA dhe FSHF ata të bëjnë kontrrollin e këtyre gjërave para se të zhvillohet ndeshja. Tre orë, pesë orë, nuk lejojnë sende të forta. Është në kontratë që të bëjnë kontrrollin për të gjitha këto. Të gjitha këto jo për t’I anashkualuar ne, por është e shkruajtur në akt-marrëveshje pasi ky është rregulli që ka vendosur FSHF.

Atëherë ne mund të hyjmë në konflikt duke iu vendosur gjobë, qoftë kur kanë shpërthyer portat, por nuk mund t’u vendosim faj pasi turma është tumë. Drejtori, punonjësit e mi, të gjithë kanë qenë në shërbim të kësaj gjëje.”

Lidhur me gropat që janë hapur nga tifozët e Tiranës dhe që thuhet se ishin mbushur me fishekzjarre për të sulmuar tifozët e Partizanir Halili shprehet:

“Përsa i përket çështjes së vendosjes së fishekzjarrëve, apo piroteknike, që është bërë shumë alarmante.  Ne jemi në kontakt me policinë, pasi kjo e fundit ka thirrur punonjësit, ka thirrur drejtorin, kanë bërë deklaratat e tyre. Po presim për të kuptuar se çfarë kanë qenë këto lëndë. Fakti është që siç po dëgjoj dhe siç kanë thënë vetë personat, ata kanë qenë disa tymuese, të cilat kanë dashur t’I japin përshtypjen tifozëve të Partizanit që ky stadium ështrë bardheblu, nuk është stadiumi i Partizanit. Pra kanë qenë tymuese blu. Megjithatë presim se çfarë do të thonë ekspertët e policisë dhe pas kësaj nuk ka nevojë që të flas as unë, se do flasin institucionet. Unë e kam një konfirmin që jan tymuese.

Tani drejtori stadiumit dy orë përpara, ose një orë, për këtë nuk jam shumë i sigurtë, ka njoftuar në mbledhjen që bën federata me delegatët, se diçka aty është. Ju mund të vini të bëni kontrrollet. Tani kjo nuk është as me incizim, as për t’iu shmangur, por menjëherë kanë  shkuar dhe kanë parë, e i kanë eliminuar përpara kësaj ndeshje. Tani këtu pritet për t’u vërtetuar, kanë qenë lëndë plasëse që do të vrisnin njerëzit, apo do të lëndonin qytetarët apo tifozët. Por unë besoj se ata kurrë nuk do ta bënin këtë gjë sepse në stadium kanë qenë edhe vllezër një me Partizanin e tjetri me Tiranën. E di shumë mirë që kur mbaron ndeshje dalin e takohen e pinë kafe së bashku. Tani kjo e jona është një luftë sportive, ose kush bën dekorin më të mirë.

Kam dëgjuar që tifozët e Partizanit janë shqetësuar dhe kanë qenë ato që kanë hyrë brenda në stadium për shkakun e fonisë, se është vënë aty qe ata të mos bërtasim. Në fakt fonia ka qenë aty, por kur të fillonte ndeshja ajo do të ndalonte. Kështu ata të bërtisnin sa të donin e të duartroksinin sa të kishin dëshirë.

Për mua ajo që është e rëndë është futja dhe përleshja e tifozërisë, pasi nuk është e mirë për futbollin, për vendin dhe për gjithçka. Më vjen keq që gjithë ai organizim, gjithë ai mobilizim, ku rrallherë është mbushur në atë mënyrë Selman Stërmasi, ndoshta nuk ndodhte në këto 30 vite, të prishet në atë mënyrë. Në kemi zbatuar edhe kërkesat e policisë së shtetit shqiptar që me të drejtë na kanë kërkuar të lëvizim nga tribuna A për të shkuar në B. Kemi bërë siç na ka thënë policia. Për herë të parë në stadium pas 30 vitesh vendoset ora. Këtë e bëmë për të sjellë diçka të bukur, pasi vendi jonë ka nevojë për këto, e mos të dëgjojmë vetëm gjëra të këqija.”

Presidenti i Tiranës më tej deklaroi se po bëhët qëllimisht një sulm ndaj tij nga ana e Partizanit.

“Shoh që shumë njerëz, në vecanti drejtuesit e Partizanit e kanë bërë alarmante këtë gjë. Kjo nuk është mirë as për ato e as për ne. Kjo është në dëm të qytetit tonë, në dëm të fëmijëve tonë. Për mua është bërë alarmante kot, por e theksoj që është e pafalshme hyrja e tifozëve të stadium. Kanë hyrë para ata të Partizanit apo të Tiranës është e parëndësishme për mua.

Është e sigurtë që ato kanë qenë tymuese, por për të qenë korrekt presim të flasi policia dhe ekspertiza. Ajo është hequr dy orë përpara por duan ta bëjnë alarmante.  Çfarë duan të thonë më këto? Vetëm veten e tyre do dëmtojnë. Kjo është një përbaltje për gjithë atë mund që ka bërë klubi i Tiranës, jo vetëm për këtë ndeshje, por për të gjithë atë që kam bërë që prej kohës kur kam privatizuar klubin.

Personalisht mua Partizani ma ka bërë dëmin shumë të madh, sepse iu e dini shumë mirë sepse që kur u dha stadiumi se çfarë më ndodhi mua, se si më ofendojnë, se si më sulmojnë. Prap nuk kam thënë asgjë sepse ajo tokë, ai stadium nuk është i imi, është i shtetit. Unë  e kam marë në përdorim për të punuar dhe e kam bërë timen, sepse nga një fekale që ishte në mes të qytetit e ktheva në stadium.

Përgjegjësit që e bënë këtë le të mbajnë përgjegjësi megjithëse asnjë nga tifozët shpresoj të mos dëmtohet. Shpresoj që në të ardhmen, presim edhe ligjin, sepse ai ndoshta do parandalojë çdo njeri që bën veprime të tilla.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?