TIRANË-Dy denoncime të forta ka bërë mbrëmë ish-ministri i Sali Berishës për shëndetësinë në fund të mandatit të dytë të PD-së në vitin 2013, Halim Kosova. Akuza të drejtuara ndaj 2 personazheve që janë sot ndër drejtuesit kryesorë të ekipit të Lulzim Bashës në PD dhe figura të rëndësishme për zgjedhjet e 25 prillit.
Mjeku Halim Kosova ka hedhur akuza të forta në drejtim të Tritan Shehut, që është aktualisht drejtues politik i PD në QArkun Gjirokastër, pasi akuzon se kur ai vetë drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e PD-së, Shehu ndërhyri te ai për një tender korruptiv me vlerë 500 mijë dollarë ilaçe për fëmijët me leucemi.
Sipas Halim Kosovës, i cili ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë në fund të mandatit të dytë të Qeverisë Berisha në vitin 2013, nëse ilaçi blihej pa tender kushtonte 100 mijë dollarë. Ndërsa me tender vlera shkonte rreth 70 mijë dollarë. Ndërkohë, njeriu i Tritan Shehut i kishte kopsitur letrat për një vlerë rreth 660 mijë dollarë. Kjo, ka sqaruar Kosova, i shpjegon të gjitha sulmet që Shehu ka bërë në drejtim të tij.
“Ça ka Tritani me mua? Kur kam qenë ministër është po ky që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një aferë korruptive, për një ilaç për leuceminë për fëmijët në spitalin e pediatrisë nga 100 mijë dollarë që shkonte pa tender, se me tender shkonte 70 mijë ishin bërë gati letrat për 665 mijë, pra 565 mijë më shumë se sa çmimi pa tender. Të lutem shumë më tha, ky është i joni, ky punon për ne. Ma zgjidh një çikë hallin. I kam me mesazhe. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, dhe në fund me tha të jap kaq para. I thashë vetëm një gjë: mos më vidh në sistemin shëndetësor sa të jem unë këtu se do të gjesh belanë. Dhe kuptohet që Tanit i mbeti hatri dhe me tha që 'unë ta solla për të mbaruar punë dhe ti ma trembe”, ka deklaruar mjeku Kosova.
Ky skandal ka ndodhur në vitin 2013, në fund të mandatit të dytë të qeverisë Berisha. Halim Kosova ka qenë ministër nga muaji prill deri në shtator të 2013, dhe kjo praktikë që gjeti ishte përpiluar nga paraardhësi, Vangjel Tavo.
Një tjetër denoncim i fortë është bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Partisë Demokratike, Halim Kosova teksa ka rrëfyer se si Genc Ruli, aktualisht pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidatëve në PD (qe ka perjashtuar Halim Kosova), mbrojti një drejtor spitali në Gjirokastër që kishte bërë një lëvizje për të vjedhur 100 mijë euro. Ruli në atë periudhë ishte drejtuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Gjirokastër në zgjedhjet e qershorit 2013, pra njeriu i besuar i Sali Berishës.
Më herët ai ka zbuluar 'puçin' që i bënë në PD, me në krye Lulzim Basha ku zbuloi mesazhin e këtij të fundit ku i njoftoi se Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave e kishte përjashtuar. Ai shtoi se kishte disa projekte për shëndetësinë dhe për këtë ishte i gatshëm edhe të ndryshonte edhe ekip, pa përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Edi Ramën, nëse ky e fton. Po Basha ka preferuar Tritan Shehu.
Një tjetër denoncim i fortë është bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Partisë Demokratike, Halim Kosova. Ai rrëfye një tjetër skandal që ka ndodhur në zyrën e tij me drejtuesit e PD-së në atë kohë. Kosova tregon se si Genc Ruli mbrojti një drejtor spitali në Gjirokastër që kishte bërë një lëvizje për të vjedhur 100 mijë euro. Ruli në atë periudhë ishte drejtuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Gjirokastër në zgjedhjet e qershorit 2013, pra njeriu i besuar i Sali Berishës.
"Po gjatë kohës kur kam qenë ministër më sinjalizuan për një vjedhje në Gjirokastër. Dy gjirokastritë më takuan në rrugë dhe me thanë që 'atë e di gjithë Gjirokastra'. Dhe i pari që më erdhi ishte Ruli, i pari në listën e PD-së për Qarkun e Gjirokastrës. Ai është njeriu im më tha, po t'i bësh diçka atij ti zërë se ma ke bërë mua. Në asnjë mënyrë nuk do të penalizosh. Bëhej fjalë për drejtorin e spitalit të Gjirokastrës i cili u kap me një shkelje rreth 100 mijë euro. I them këtij stafit tim të ngushtë që të mos bënin zë sa të mbaronin zgjedhjet se ky do të ma faturojë mua pastaj që bëri Halimi këtë që unë dola dobët. Dhe fakti është që një ditë pas zgjedhjeve drejtori dha dorëheqjen", tha Halim Kosova.
Mjeku Halim Kosova ka zbuluar "puçin" që i bën te Partia Demokratike, me në krye Lulzim Bashën. Në emisionin 'Open', Kosova ka treguar se si Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ishte thjesht një gënjeshtër, madje ka zbuluar edhe mesazhin me Bashës, kur ky i fundit i ka dhënë lajmin e e kanë përjashtuar.
"I thashë mirëmbrëma zoti Basha kam vendosur që , nuk shoh arsye për angazhime politike. Politika më ka shkëputur nga sektori publik. Dhe thashë këtë dëm që më ka bërë politika, po e bëj që të shkojë rreth më rreth dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë.
COVID ma cënoi pak këtë iniciativë, se unë shkoj me një ekip. Thashë pse mos të ndihmoj gratë e Tiranës, dhe do ngre një fond që gratë në nevojë të bëjnë vizita falas tek unë. Më merr Basha e më thotë, a jep dorëheqjen nga mesazhi që më kë bërë. I thashë jo. Po të them një gjë Eni, që kur vjen fushata ka vetëm premtime, dhe nuk lejoja dot vetes, që në këtë moment që kisha këtë punë humanitare të bëhesha dhe deputet. Basha më thotë: do ta tërheqësh, mos e ke bërë në nxehje e sipër, ok më tha po të them që komisioni të ka skualifikuar. Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza.
Nuk e besoj , i thashë. Më tha të sjellë letrën e ta shohësh datën kur e kanë bërë dhe thashë si është e mundur që ti bën punët humanitare dhe të kurdisin diçka nga prapa. Besnik Mustafa më ka thënë, që unë kam votuar për ty , je njeri me vlera. Genci, Nishani dhe një tjetër kot si numër votuan kundër", tha ai.
Pikërisht për hir të këtyre projekteve, ka shtuar ai është i gatshëm që të ndërroj ekip duke e thënë hapur, se po, edhe me PS-në. Ai ka vënë në pah një detaj, që në kohën kur kandidonte për kryetar Bashkie në Tiranë, Rama e ka vlerësuar maksimalisht.
“Unë kam projekte të rëndësishme për shëndetësinë, reforma në të cilën nuk ka anësi politike por është në shërbim të qytetarëve. Këto projekte, bashkë dhe me ato të USAID për Shqipërinë unë dua t’i ve me patjetër në shërbim të qytetarëve, në shërbim të shendetit të tyre, në shërbim të popullit tim.
Nëse PD nuk më thërret, atëherë për hir të shëndetësisë dhe implementimit të projekteve në favor të saj, jam i detyruar të ndryshoj “ekip” dhe ti përgjigjem çdo ftese”, tha mes të tjerave Kosova. Pa diskutim që po, edhe në PS. Edi Rama është politikani që më ka vlerësuar më shumë që kur ka qenë kryetar bashkie. Këtë ia kam thënë dhe Bashës, që pse nuk më vlerëson partia ime", tha ai.
o doktor, ti je gjinekolog..ke ngatrru P-ët, do thoshte dr.Gjylbegu. p.s. kur del neper neper tv. futi 1 dopjo para, qe te burrnosh zonin.
PërgjigjuCud, meqe paska kaq shume integritet ky njeri ( qe e ka gjetur pas 8 vitesh!) me siguri ka bere denocimet perkatese kur kane ndodhur tentativat e nderhyrjeve dhe te korrupsionit. Ne rast te kunder a mund te akozohet tani pas 8 vitesh per mos kallezim krimi?
PërgjigjuE gjithe PD eshte nje llum i papare,,,si mund te votohen njerez te poshter dh hajdute si SHEHU,,RULI,,BERISHA,BASHA,,NOKA, E PISAT E TJERE NE PD,,TE GJITHE KETA PISA KANE VILA NE LALEZ TE BERA ME PARA TE VJEDHURA NGA TENDERA E KONCESIONE...
PërgjigjuMire qe nuk te votuan athere per kryetar bashkie se nndryshe...tani e nxore koken.
PërgjigjuTani eshte momenti i duhur ; nese keto qe thua jan te verteta , denancoi ne prekurori , te dy rastet . Nese nuk do ti denancosh , dotethot se nga dicka ke frike , dhe luan bllofin . Presim te vertetojme ndershmerin tuaj , dhe hajduterine e atyre qe akuzon ne media . Nese se keni per shou mediopolitik , deklarata juaj duhet te jet menjeher ne duart e SPAK , ne formen e akuzes per korrupsjon . Ne te kundert , do shihemi perseri ne media .
PërgjigjuGjarperi me syze eshte denoncuar ku SPAKU ka ne dore nje dosje te tille, ku ky Gjarper me syze tani eshte me te dy dhembet e helmit te thyera, i mbledhur si kulac ne vrimen e tij, me syte te zggurdulluar dhe me veshet perpjete po pret SPAKUN qe ta kapi prej bishti dhe ta coje para Gkykatsitqe te japi llogari per ate firmen qe ka hedhur per shkaterrimin e klubit Partizani si dhe per afera te tjera korruptive qe ka bere kur ka qene me pushtet, sa per tjetrin nuk ka pse te meret SPAKU me te , se Ai eshte denuar nje here duke mbajtur per gjithe jeten PRASHIN ne B...e
C'TU DESH TY O DOKTOR KOSOVA TE HYJE NE PD PARTINE E HAJDUTEVE DHE KRIMINELEVE ,,,,IK DHE MOS U DUK ME ATY,,,SHKO TEK PS,,ATY DO GJESH AMBIENT SAGLLAM PER TY...
PërgjigjuDoktorr , po ti po t ja kesh dhon tenderin sapo inkriminove veten T bleu Ramsi dhe ty o doktorr. Pastaj nipi jot I diaspores Florian Hackaj ben propaganda per PD cdo dit duke shajt Ramen. Tani ca do boj ai?
PërgjigjuTaulant ari ps o shoku. Bq ky bq t gjith bashk me ty. Lexo momentum I here se m shum ka t boj me nipin e kti sesa ket. Shife I here Florian Hackaj c thot per edi ramen e pastaj hajd e m fol mu
Nuk ia ka dhene tenderin o ari, a degjon apo koment direkt pa kuptuar asgje?!
Hap nje parti doktor e do te kesh gjithe shqipetaret pas..
PërgjigjuO halim djali ska kuptim te nderrosh parti edhe sikur te marrin ne ps cfar pastaj zdo perseriten ata qe the? Nqs je vertete i paster trego cfar dine dhe sfidoi per kryetar te pd ashtu si vjosa osmani qe coi krejt kupolen e ldk ne pension E kuptove c'dmth ideal apo je si te tjeret qe kerkon vetem nje vend pune?
PërgjigjuBravo doktor kosova ti ke qen dhe mbetesh njeri i ndershem Un jam i majt po ne dy alternativa do te zgjidhja ty jo te majtin e rames apo likes
PërgjigjuCohu Loran se po te sulmon baban nje mjek me integritet
Përgjigju