Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda dhe mjeku Halim Kosova

Halim Kosova zbulon mesazhet me Bashën: Si ma punuan në PD! Gati të ndërroj ekip për shëndetësinë, edhe me Ramën nëse më fton

3 Mars 2021, 08:14| Përditesimi: 3 Mars 2021, 18:59

  • Share

1614755846_halimkosovaedirama.jpg

Mjeku Halim Kosova ka zbuluar "puçin" që i bën te Partia Demokratike, me në krye Lulzim Bashën. Në emisionin 'Open', Kosova ka treguar se si Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ishte thjesht një gënjeshtër, madje ka zbuluar edhe mesazhin me Bashës, kur ky i fundit i ka dhënë lajmin e e kanë përjashtuar.

"I thashë mirëmbrëma zoti Basha kam vendosur që , nuk shoh arsye për angazhime politike. Politika më ka shkëputur nga sektori publik. Dhe thashë këtë dëm që më ka bërë politika, po e bëj që të shkojë rreth më rreth dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë.

COVID  ma cënoi pak këtë iniciativë, se unë shkoj me një ekip. Thashë pse mos të ndihmoj gratë e Tiranës, dhe do ngre një fond që gratë në nevojë të bëjnë vizita falas tek unë. Më merr Basha e më thotë, a jep dorëheqjen nga mesazhi që më kë bërë. I thashë jo. Po të them një gjë Eni, që kur vjen fushata ka vetëm premtime, dhe nuk lejoja dot vetes, që në këtë moment që kisha këtë punë humanitare të bëhesha dhe deputet. Basha më thotë: do ta tërheqësh, mos e ke bërë në nxehje e sipër, ok më tha po të them që komisioni të ka skualifikuar. Me Genc Rulin kam ndenjur deri në 4 të mëngjesit kur i lindi vajza.

Nuk e besoj , i thashë. Më tha të sjellë letrën e ta shohësh datën kur e kanë bërë dhe thashë si është e mundur që ti bën punët humanitare dhe të kurdisin diçka nga prapa. Besnik Mustafa më ka thënë, që unë kam votuar për ty , je njeri me vlera. Genci, Nishani dhe një tjetër kot si numër votuan kundër", tha ai.

Pikërisht për hir të këtyre projekteve, ka shtuar ai është i gatshëm që të ndërroj ekip duke e thënë hapur, se po, edhe me PS-në. Ai ka vënë në pah një detaj, që në kohën kur kandidonte për kryetar Bashkie në Tiranë, Rama e ka vlerësuar maksimalisht.

“Unë kam projekte të rëndësishme për shëndetësinë, reforma në të cilën nuk ka anësi politike por është në shërbim të qytetarëve. Këto projekte, bashkë dhe me ato të USAID për Shqipërinë unë dua t’i ve me patjetër në shërbim të qytetarëve, në shërbim të shendetit të tyre, në shërbim të popullit tim.

Nëse PD nuk më thërret, atëherë për hir të shëndetësisë dhe implementimit të projekteve në favor të saj, jam i detyruar të ndryshoj “ekip” dhe ti përgjigjem çdo ftese”, tha mes të tjerave Kosova. Pa diskutim që po, edhe në PS. Edi Rama është politikani që më ka vlerësuar më shumë që kur ka qenë kryetar bashkie. Këtë ia kam thënë dhe Bashës, që pse nuk më vlerëson partia ime", tha ai.


Lajmi kryesor:

Halim Kosova: Kur isha ministër Tritan Shehu më ndërhyri për një tender korruptiv 500 mijë $! Ruli mbrojti drejtorin hajdut që vodhi 100 mijë euro(VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?