Benjamin Netanyahu
“Është Hamasi ai që po pengon një marrëveshje për lirimin e pengjeve”.
Kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar se "Izraeli ishte dhe është ende i gatshëm për një armëpushim për lirimin e të rrëmbyerve tanë".
Netanyhau shton se Izraeli nuk mund të tërheqë ushtrinë nga Gaza, gjë që e kërkon Hamas, pasi sipas tij kjo është dorëzim.
“Ne nuk jemi gati të pranojmë një situatë në të cilën batalionet e Hamasit të dalin nga bunkerët e tyre, të rimarrin kontrollin e Gazës, të rindërtojnë infrastrukturën e tyre ushtarake dhe të kthehen në kërcënimin e qytetarëve të Izraelit në komunitetet fqinje”,-ka theksuar ai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Hamas: Pa tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza nuk ka marrëveshje! Netanyahu: Kjo do të ishte dorëzim, e papranueshme
K.M/ReportTv.al