Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar të gjithë pengjet.
"Ne jemi të gatshëm të pranojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sipas së cilës të gjithë të burgosurit që mbahen aktualisht do të lirohen, në këmbim të një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli, si pjesë e një mirëkuptimi që do të çojë në fund të luftës në Rripin e Gazës", shkroi Hamasi në një deklaratë.
Kjo marrëveshje do të përfshijë: tërheqjen e plotë të forcave pushtuese nga i gjithë Rripi; hapjen e kalimeve për hyrjen e të gjitha mallrave dhe nevojave të popullsisë dhe fillimin e një procesi rindërtimi.
Për më tepër, lëvizja përsërit gatishmërinë e saj për të formuar një qeveri të pavarur kombëtare të përbërë nga teknokratë, e cila do të menaxhojë në mënyrë gjithëpërfshirëse punët e Rripit të Gazës dhe do të marrë menjëherë të gjitha përgjegjësitë në të gjitha fushat.
“Ne ende po presim përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të paraqitur nga ndërmjetësit më 18 gusht, një propozim që u pranua nga lëvizja dhe fraksionet palestineze", shtoi Hamasi.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Hamasi: Gati për një marrëveshje për ti dhënë fund konfliktit dhe lirimin e pengjeve! Do të hapim kalimet për hyrjen e mallrave
Xh.K/ReportTv.al